Pjesëmarrësit

Business Development Group

Business Development Institute është themeluar në vitin 2011 nga tre konsulente me përvojë, biografia e të cilave përfshin përvojë në konsulencë menaxheriale, burime njerzore dhe procese bankare në Kosovë, SHBA, Gjermani dhe Ekuador.

Business Development Group është në partneritet me kompaninë e konsulencës Irladeze, Peakfifteen Consultancy. Kjo e fundit është themeluar më 1997 nga institucionet në Irlandë, në Britaninë e Madhe, në Evropën e Mesme dhe Qëndrore, në Ballkan, Azi Qëndrore dhe në Lindje të afërt. Peakfifteen Consultancy përbëhet nga një ekip i konsulentëve të specializuar në diciplina të ndryshme të biznesit. Peakfifteen Consultancy ju mundëson klientëve të optimizojnë performancën e biznesit të tyre duke marrë një pasqyrë 360 shkallë të kompanisë, konkurrentëve, klientëve dhe të zhvillimeve në treg.

Business Development Group është një institucion i orientuar në rezultate dhe inovacione. Ne u mundësojmë bizneseve dhe profesionistëve të ndërtojnë elementet kyçe të shoqërisë me aftësi, arsim cilësor, sjellje organizative dhe planifikim strategjik. Për të forcuar këta sektorë ne ofrojme zgjidhje të ndryshme të biznesit dhe ekspertizë në konsulencë për menaxhim, burime njerëzore, hulumtim dhe mentorim, komunikim me klientin dhe aftësimin e rinisë për jetë dhe trajnim.
Qëllimi ynë kryesor është të zhvillojmë mjete për identifikimin dhe tejkalimin e aspiratave tuaja të biznesit dhe të udhëzojmë të rinjtë për tregun e punës. Ne jemi të vendosur për të promovuar vlerat e qëndrueshme të biznesit me një qëllim - zvoglimin e papunësisë. Biznesi ynë është i bazuar në vlerat e integritetit, orientimit ndaj klientëve, profesionalizmit dhe gjithëpërfshirjes.

 

Profili Business Development Group LLC

Programe të përpiluara për nevojat specifike të klientit
Business Development Institute ofton programe të trajnimeve si dhe shërbime të përpiluara për nevojat e klientëve në fushat menaxhmentit financiar, burimeve njerëzore dhe proceseve biznisore. Të gjitha programet tona të trajnimit janë në harmoni me qëllimet dhe strategjitë e klientëve.
Programet që Business Development Institute i ofroj janë:
- Menaxhimi i burimeve njerëzore dhe lidershipi | Caku| Menaxhmenti junioir dhe i mesëm
- Ndërtimi i ekipit |Caku| Pmenaxherial dhe jomenaxherial, studentë
- Shkathtësitë e komunikimit |Caku| Staf menaxherial dhe jomenaxherial, studentë
- Shërbimi dhe kujdesi ndaj klientelës |Caku| Staf menaxherial dhe jomenaxherial, studentë
- Motivimi i stafit |Caku| Staf menaxherial dhe jomenaxherial, studentë
- Menaxhimi i stresit |Caku| Staf menaxherial dhe jomenaxherial, studentë
- Mjetet e rekrutimit |Caku| Staf menaxherial
- Menaxhimi i performancës |Caku| Staf menaxherial
- Shkathtësitë e prezentimit |Caku| Staf menaxherial dhe jomenaxherial, studentë
- Shkathësitë e korespodencës biznisore |Caku| Staf menaxherial dhe jomenaxherial, studentë
- Analiza e nevojave të trajnimit |Caku| Nënpunës dhe menaxheri i burimeve njerëzore
- Menaxhimi i zyrës |Caku| Staf administrativ
- Metodat kërkimore në shkencat sociale me SPSS |Caku| Staf menaxherial dhe jomenaxherial, studentë
Konsulencë në burime njerëzore
Business Development Institute ofron shërbime të konsulencës në burime njerzore tek ndërmarresit, institucionet dhe organizatat e ndryshme.
Konsulencë mbi menaxhimin e biznesit
Business Development Institute ofron shërbime të konsulencës për ndërmarrësit, institucionet dhe organizatat e ndryshme ne përputhje me kerkesat e tyre.

 

 

Themelueset

-

Business

Development

Group

LLC


Themelueset e Business Development Institute, LLC janë:
Florentina Dushi-Shehu
Drejtuese
E-mail: florentina@bdi-ks.com
Florentina ka më shumë se 9 vite përvojë në zhvillimin dhe implementimin e proceseve të Burimeve Njerezorë në sektorin bankar, privat dhe jo-qeveritar të Kosovës, Evropës Perëndimore dhe Amerikë Latin. Poashtu, ajo ka udhëhequr dhe ka përpiluar projekt propozime të fondeve internacionale me qëllim mbështetjen e zhvillimit të sektorit NVM (Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme) në Kosovë.
Ajo ka përpiluar dhe mbajtur trajnime: Menaxhim i Burimeve Njerëzore, Menaxhim i Performancës, Shkathtësi të Komunikimi dhe Shitjes, Menaxhim i Stresit dhe Ndërtim i Ekipit. Këto trajnime janë mbajtru për personel të sektorit bankar dhe privat. Ajo poashtu ka implementuar procese të Burimeve Njerëzore në tregun lokal dhe internacional. Poashtu, ka qenë e involvuar në hulumtime në fushë sociale dhe sektor të biznesit.
Ajo mban titull Master në Psikologji Organizative dhe Menaxhim të Burimeve Njerëzore. Ajo ka përfunduar Akademinë e brendshme të ProCredit Bankës me fokus kryesor menaxhimin financiar. Florentina ligjëron lëndët në vijim: Sjellje Organizative, Këshillim i Karierës, Lidership dhe Zhvillim Organizativ pranë Kolegjit Universitar Dardania, Kosovë. Florentina ka qenë mysafire e nderit në Samitin Ballkanik për Burime Njerëzore me temë Instrumentet e Zhvillimit të Lidershipit.

Dafina Turkeshi-Ballanca
Drejtuese
E-mail: dafina@bdi-ks.com
Dafina Turkeshi-Ballanca është trajnere e specializuar në “shkathtësi të buta”, ku ka trajnuar personel të bankave local, internacionale dhe të sektorit privat. Ajo aplikon metodologji bashkëkohore të trajnimit, ku edhe gjitnjë pranon vleresim të lartë nga ana e pjesëmarrësve.
Ajo ka përvojë në përpilim të propozimeve të bizneseve, në hulumtim të tregut dhe ka shkathtësi në përpilim të politikave të Burimeve Njerëzore. Para bashkëthemelimit të Business Development Institute LLC ajo ka trajnuar qindra këshilltarë të klientëve të ProCredit Bank, Kosovë.
Znj. Turkeshi-Ballanca ka bërë karierë shumëvjecare në sektorin bankar komercial, në draftimin, përpilimin dhe implementimin e programeve dhe procedurave të trajnimit për personel të sapopunësuar. Ajo ka përvojë rreth të gjitha procedurave të menaxhmentit junior dhe është ekspertë në Menaxhim të Llogarive. Përvojën e punës ajo e ka përfituar në institucione të Kosovës. Ajo demostron shkathtësi menaxheriale ku edhe ka udhëhequr një numër të konsideruar të personelit.
Znj. Turkeshi-Ballanca ka magjistruar pranë Universtad Autònoma de Barcelona - UAB, Dega: Menaxhimi, Organizimi dhe Ekonomi Bizensi; si dhe është e dilpomuar pranë Universiteti të Prishtinës, Dega: Menaxhimi dhe shkencat infromatike. Ajo flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe maqedonase.
Dafina ligjëron lëndët në vijim: Kulturë Organizative dhe Menaxhimi i Inovacioneve në Ndërmarrësi pranë Kolegjit Universitar Univerzum, Kosovë.

Charley Swords
Në bashkëpunim me Swords Consultancy
Kontakt për: Trajnim
E-mail: charley@swords-consultancy.com
Znj. Charley Swords - është këshilltare me përvojë në banka dhe biznese. Përvojën më të madhe e ka në menaxhimin e projektimit dhe ndryshimit, në zhvillimin dhe ofrimin e programeve trajnuese dhe edukative. është duke specializuar transformimin e bizneseve dhe bankave, restrukturimit organizativ, menaxhimit të vlersimeve, marketingut, shitjes, segmentimin dhe vlerën e klientit, zhvillimin e manaxhimit si dhe zhvillimin e produktit dhe procesit. Charley posedon përvojë të thellë në rikthimin e SME-ve, njësive dhe departamenteve të bizneseve bankare, departamenteve për trajnim, planifikim dhe implementim biznesor si dhe në diagnostifikim të sistemeve biznesore dhe operacionale. Suksesi në projekte, programe dhe produkte të zhivlluara dhe implementuara për blue-chip klientë në shtete të ndryshme flet lartë për aftësinë e saj për të kuptuar personelin, tregjet, klientët dhe dinamikën e sektorit industrial.

Contact Info

  • +381 38 248 925
  • qzhk@uni-pr.edu
  • shkumbin.tafilaj@uni-pr.edu elmedina.nikoceviq@uni-pr.edu
  • http://pvk.uni-pr.edu

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj. Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj.

Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Kontakti

Tel:+381 38 248 925
Email: qzhk@uni-pr.edu
shkumbin.tafilaj@uni-pr.edu
elmedina.nikoceviq@uni-pr.edu
Website: pvk.uni-pr.edu

Rr. "George Bush", p.n.
10 000,
Prishtinë
Republika e Kosovës

Panairi i Karieres

Universiteti është institucion publik autonom i arsimit të lartë, që zhvillon arsimim akademik, kërkime shkencore, krijimtari artistike, këshillime profesionale dhe fusha të tjera të veprimtarive akademike. Universiteti ka këto qëllime: • Të veprojë si qendër institucionale dhe udhëheqëse për avancimin e dijes, ideve kreative dhe shkencës në sistemin e arsimit të lartë të Kosovës; • Të luajë rolin udhëheqës në zhvillimin e arsimit, shkencës, kulturës, shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës;