Pjesëmarrësit

Educational Centre Kosova

Libraria Ndërkombëtare “Educational Centre Kosova” në Prishtinë përfaqëson në vendin tonë koleksionin më të madh të teksteve shkollore dhe akademike në gjuhë të huaja nga shtëpitë më prestigjioze europiane dhe amerikane.

Educational Centre Kosova operon në Prishtinë që nga 22 Maji 2014 si shtëpi botuese dhe distributor ekskluzivë për botimet akademike në gjuhën angleze dhe materialeve didaktike për mësimin e gjuhëve te huaja, siç janë: Anglisht, Gjermanisht, Italisht, Frëngjisht etj. bazuar në standardin për tekstet mësimore të gjuhëve të huaja dhe në pajtim me dokumentin: Kuadri Europian i Përbashket i Referencës për Gjuhët (Common European Framework of Reference for Languages), i miratuar nga Këshilli i Europës për tekstet shkollore & materialet didaktike për mësimdhënien dhe mësimnxënien e gjuhëve të huaja me standarde dhe kritere të cilësisë dhe inovacionit të shekullit 21, respektivisht nga Garnet Education, McGraw-Hill Education, Hueber etj., për studentët në nivelin e edukimit universitar dhe pasuniversitar në Republikën e Kosovës.
Gjithashtu, një nga projektet më të fundit ofruar nga Educational Centre Kosova është publikimi dhe përkthimi i teksteve akademike ndërkombetare në gjuhën shqipe në përshtatje me kurrikulen e sistemit të arsimit të lartë në vendin tonë për të gjitha tekstet akademike që ligjërohen në të gjitha degët e Njësive Akademike të arsimit të lartë publiko-privatë në Republikën e Kosovës si dhe ofrojmë adaptimin digjital të mësimdhënies dhe mësimnxënies përmes Librarisë Dixhitale (Academic E-Books) për të gjitha lëndet mësimore për universitet & kolegjet tona publiko-private në bashkëpunim me shtëpinë botuese amerikane McGraw-Hill Education - www.mheducation.co.uk(https://create.mheducation.com/ & https://connect.mheducation.com/

Educational Centre Kosova, në mënyrë të veçantë fton përzemërsisht të gjithë studentët dhe stafin akademikë të të gjitha njësive akademike (fakulteteve) të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” që të bëhen pjesë e pandashme e burimeve librare të rifreshuara nga botuesit tanë akademikë ndërkombëtarë që operojnë në Prishtinë, të cilët ofrojnë librat akademikë, profesional dhe shkencorë (printed & online) për zhvillimin akademikë të studentëve sipas fushës së tyre studimore në nivelin Bachelor, Master dhe PhD. Info shtesë në këtë webfaqe: https://issuu.com/educationalcentrekosova

  • McGraw-Hill Digital Library

Projekti për eLearning –Trajnime për Dixhitalizimin e Institucioneve të Arsimit të Lartë (publiko-privatë) në Republikën e Kosovës

Me zhvillimin e ri të teknologjive të informimit dhe metodave mësimore si dhe me ndikimin e tyre në mësimdhënie dhe mësimnxënie, bëhet një domosdoshmëri pajisja e kuadrit mësimdhënës dhe studentëve me aftësitë e nevojshme për t’u ballafaquar me këto risi dhe për t’i shfrytëzuar ato në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

Projekti për eLearning (McGraw-Hill Digital Library) vazhdon të jetë mbështetja e komunitetit të universiteteve dhe kolegjeve në Kosovë për shfrytëzimin e potencialit e të teknologjive që shërbejnë për  përmirësimin e procesit mësimor në arsimin e lartë. Një nga qëllimet kryesore të Projektit për eLearning (McGraw-Hill Digital Library) nga Educational Centre Kosova është promovimi i edukimit cilësor i përqendruar te studenti, nëpërmjet zhvillimit dhe ofrimit të lëndëve cilësore të bazuara në ueb, të cilat mund të mbahen krejtësisht online (Anglisht dhe Shqip).

Për më tepër Projekti për eLearning (McGraw-Hill Digital Library) ofron ndihmë në përmirësimin e efektivitetit të mësimdhënies dhe të nxënit nëpërmjet zhvillimit të materialeve plotësuese interaktive online për lëndët tradicionale si dhe organizimin e seminareve trajnuese në lidhje me zhvillimin dhe shpërndarjen online të materialeve mërsimore për studime cilësore, inovative dhe projekte të hulumtimeve akademike, profesionale dhe shkencore.

Projekti për eLearning (McGraw-Hill Digital Library) është platformë dixhitale lidere në eLearning në vendin tonë dhe është e gatshme tani dhe pa humbur kohë të çojë përpara përpjekjet për përdorimin efektiv të saj në arsimin e lartë të bazuar në ueb për të mbështetur mësimdhënien dhe të nxënit. Misioni i Projektit për eLearning (McGraw-Hill Digital Library) është përgatitja e pedagogëve dhe pajisja e tyre me njohuri e shkathtësi në eLearning për të ofruar përvojë të shquar mësimore.

Projekti ka ndërmarrë objektivat e mëposhtme si mundësi për të përmbushur misionin e saj të IAL-ve publiko-privatë në Republikën e Kosovës:

1.      rritjen e vetëdijësimit të komunitetit të IAL-ve publiko-privatë në vendin tonë për potencialin e-mësimit/eLearning në mbështetje të mësimdhënies dhe të nxënit;

2.      promovimin e zhvillimit dhe ofrimin e lëndëve cilësore online; sigurimin e trajnimit dhe mbështetjen në përputhje me informacionin më të mirë në lidhje me zhvillimin e fundit në lëmin eLearning-ut, praktikat më të mira dhe mësimdhënie cilësore online;

3.      sigurimin e cilësisë së arsimit të lartë dhe të efikasitetit në veprimtaritë e-Learning.

Projekti për eLearning (McGraw-Hill Digital Library) ofron një numër shërbimesh për komunitetin e universiteteve dhe kolegjeve në mënyrë që të arrijë objektivat e tyre.

Shërbimet dhe aktivitetet që aktualisht ofrohen nga Projekti eLearning (McGraw-Hill Digital Library) janë:

Ngjarje për ngritje të vetëdijes

Projekti për eLearning (McGraw-Hill Digital Library) nga Educational Centre Kosova sipas kërkesës nga IAL-ët dhe rregullisht organizon seminare për çështje të ndryshme që lidhen me përfitimet si dhe kufizimet e eLearning-ut, dizajn të mësimdhënies, mësimdhënie online, etj. ku janë të ftuar profesionistë me reputacion ndërkombëtar në eLearning t’i mbajnë këto trajnime, respektivisht përfaqësuesit e McGraw-Hill Education për Digital Library nga Educational Centre Kosova në Prishtinë.

Softuer dhe burime

Projekti për Qendrën tuaj eLearning (McGraw-Hill Digital Library) ofron softuerin e nevojshëm, Sistemin për Menaxhimin e të Nxënit (Learning Management System) – E-BOOKS (E-LIBRAT) (http://IALRKS.vstbridge.com) për të siguruar ofrimin e suksesshëm të aktiviteteve të eLearning për universitetin dhe kolegjin tuaj. Sistemi për menaxhimin e të nxënit (E-BOOKS) ndihmon anëtarët e stafit të fakulteteve të kryejnë aktivitetet që kanë të bëjnë me lëndën përmes internetit. Këtu përfshihet përmbajtja e lëndës që ofrohet, komunikimi, bashkëpunimi dhe vlerësimi i studentëve.

Trajnimet/punëtoritë

Programet e trajnimit ofrohen për gjithë stafin dhe personelin akademikë të IAL-ve publiko-Privatë në Republikën e Kosovës për t'u mundësuar atyre të zhvillojnë mësim efektiv online. Këto programe të trajnimit mbulojnë një gamë të gjerë temash duke filluar nga dizajnimi i mësimdhënies së lëndës online, ku pjesëmarrësit njihen me konceptet e ndryshme dhe mjetet që të ndihmojë në dizajnimin e kurseve të qëndrueshme pedagogjike online për zhvillimin e përmbajtjes së lëndëve online duke përdorur mjete të ndryshme të zhvillimit: Create & Connect. Përveç kësaj Projekti ofron trajnime për E-BOOKS dhe instrumentet plotësuese për t’u mundësuar anëtarëve të fakultetit t’i publikojnë lëndët e tyre online.

Materialet për mësimdhënie online

Projekti për eLearning ofron mbështetje për zhvillimin e lëndëve online. Anëtarët të fakultetit e identifikojnë & sigurojnë vetëm përmbajtjen e lëndës online nga platforma E-Library (MGH) nga të gjitha fushat studimore dhe ekipi për mbështetje nga Projekti ynë për Qendrën tuaj eLearning bën pjesën tjetër të punës në mbështetje të plotë (falas) nga McGraw-Hill Education & Educational Centre Kosova. Përveç kësaj, Projekti për eLearning ofron asistencë për të gjithë anëtarët e fakultetit për të zhvilluar materiale për mësimdhënie online për të mbështetur të nxënit e studentëve. So, you will be able to navigate through https://create.mheducation.com/ (for custom publishing and your resource for finding all MGH materials) and https://connect.mheducation.com/  at our course management system where you can assign homework and assess your students.

Standardet për sigurimin e cilësisë në e-Learning

Për të siguruar cilësi në të gjitha aktivitetet lidhur me eLearning në sistemin e arsimit të lartë në Republikën e Kosovës, Projekti ka filluar zhvillimin e udhëzimeve dhe standardeve për sigurimin e cilësisë për proceset eLearning, si zhvillimin e përmbajtjes, ofrimin e lëndës, vlerësimin, të drejtën e autorit, mësimdhënien online pëmes Sistemit të Menaxhimit të Lëndës (course management system) për Qendrën juaj për eLearning (McGraw-Hill Digital Library), etj.

Sistemi për menaxhimin e të nxënit (Learning Management System) & Sistemi për menaxhimin e lëndës (Course Management System) ngërthejnë E-BOOKS për të gjitha lëndet studimore, profesionale dhe akademike nga McGraw-Hill Education & Educational Centre Kosova në Prishtinë. 

E-BOOKS (LIBRAT ELEKTRONIK) është Sistemi për Menaxhimin e të Nxënit (LMS-Learning Management System) online në dispozicion për komunitetin e universiteteve dhe kolegjeve në vendin tonë për të ofruar dhe të mbajtur lëndët tyre përmes internetit.

Sistemi E-BOOKS, i ndihmon mësimdhënësit në kryerjen e aktiviteteve të lidhura me lëndën përmes internetit duke përfshirë edhe përmbajtjen e lëndës që ofrohet, komunikimin, bashkëpunimin dhe vlerësimin. E-BOOKS është fleksibil dhe sistem i pasur me tipare për zhvillimin e lëndës. Ky sistem siguron liri dhe kontroll për dizajnuesit e lëndës dhe në këtë mënyrë përdoret për një numër të lëndëve në universitet apo kolegj ku qasja për instruktorët e E-BOOKS është e pakufishme dhe falas.

Në E-BOOKS, llogaria për lëndën krijohet në LMS pas kërkesës së anëtarit të stafit të IAL-ve publiko-privatë që korrespondon me lëndën që mban për atë semestër. Anëtarët e stafit të fakulteteve mund t’i shkruajnë administratorit të E-BOOKS për të hapur një llogari për lëndën. Administratori i E-BOOKS ofron përkrahje për stafin e fakulteteve dhe studentët se si të përdorin E-BOOKS.

Because learning changes everything. 
Education is changing. So are we. The new McGraw-Hill Education.
 
Kliko në video: https://www.youtube.com/watch?v=KNWZhaiQZSE 

  • English for Higher Education Studies through GARNET EDUCATION RESOURCES

English for Specific Academic Purposes (ESAP)

The main aim of the English for Specific Academic Purposes series is to prepare students for study in a particular discipline. The English for Specific Academic Purposes series – A faculty-specific series for students in higher education

English for Academic Purposes (EAP)

We specialize in publishing resources for English for Academic Purposes (EAP), providing everything you need to prepare students for studying in English.

Garnet Education is an independent ELT publisher based in the UK, with over 40 years' experience. Specialising in English for Specific Purposes and English for Academic Purposes, Garnet has established a global reputation for quality and innovation with our award-winning resources. Further info, click here http://www.garneteducation.com/ 

Please find below some useful links to Garnet resources

www.englishforacademicstudy.com 
The above EAS website has two portals; one free to students and with open access, and one free to staff but with registration required. You will need to register a password for that one. Please begin by clicking on the cover spread of the 2012 UK edition. You will find material for all the academic skills on this site simply by choosing the relevant title.

www.garnetesap.com 
this is an open access online resource portal and contains material linked to our English for Specific Academic Purposes (ESAP) series. Please click the green online resources button.

www.garneteducation.com/passport-video 
this contains video material based on our book Passport to Academic Presentations.


2016-17 Catalogue:
http://www.garneteducation.com/media/GarnetIntCat2016_IC.pdf

Të lutem, regjistrohu dhe inspekto online & falas kompletë librat e botuesit Garnet Education në linkun vijues dhe gjatë regjistrimit, zgjedh shtetin e Kosovës (Kosovo) në listën e vendeve në botuesin Garnet Education, ku në e-mailin tuaj, pranoni një password për të inspektuar librin që keni përzgjegjur dhe identifikuar sipas dëshirës tuaj: 

  • ailored Book Information Service:

TBIS is 

§  professionally pre-selected bibliographic information about all forthcoming printed titles that are going to be published by nearly 1000 scientific publishers and imprints, like: Wiley, Bloomsbury Academic, Brill, DeGruyter, Wolters Kluwer Health, Thieme, Cambridge University Press, Taylor & Francis, Sage, World Scientific Publishing, and more listed here http://www.tbis.onixdb.com/ 

§  selected precisely according to the subjects specified by you, delivered on a monthly basis

We encourage you to complete the form below and tick the BIC topics that fall under the interest of your library and your patrons. Once a month you will receive a list of selected titles. The list can be prepared in excel (xlsx).

By signing in for TBIS you will receive on 1st day of the month automatically a list of books to be published within next 30 days. But as one-off you can also receive a backlist of all titles published from 01.01.2010 to date within subjects that you marked. 

Click on this link http://www.tbis.onixdb.com/ to fill out and complete the form, writing personal data: name, surname, e-mail, organisation (university/college) and country: Kosovo. Subscribe now! 

Upon your decision to order your books or selected various titles of the academic books, feel free to contact customer services at Educational Centre Kosova - International Bookshop at mentioned-below address. 

Further info about international academic publishers at this link   

https://issuu.com/educationalcentrekosova 

Educational Center KosovaInternational Bookshop
Address : "Gustav Majer", nr 12, Prishtine,Kosova

Mob:         00386 (0) 49 637 999

                 00386 (0) 49 637 888

Contact Info

  • +381 38 248 925
  • qzhk@uni-pr.edu
  • shkumbin.tafilaj@uni-pr.edu elmedina.nikoceviq@uni-pr.edu
  • http://pvk.uni-pr.edu

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj. Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj.

Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Kontakti

Tel:+381 38 248 925
Email: qzhk@uni-pr.edu
shkumbin.tafilaj@uni-pr.edu
elmedina.nikoceviq@uni-pr.edu
Website: pvk.uni-pr.edu

Rr. "George Bush", p.n.
10 000,
Prishtinë
Republika e Kosovës

Panairi i Karieres

Universiteti është institucion publik autonom i arsimit të lartë, që zhvillon arsimim akademik, kërkime shkencore, krijimtari artistike, këshillime profesionale dhe fusha të tjera të veprimtarive akademike. Universiteti ka këto qëllime: • Të veprojë si qendër institucionale dhe udhëheqëse për avancimin e dijes, ideve kreative dhe shkencës në sistemin e arsimit të lartë të Kosovës; • Të luajë rolin udhëheqës në zhvillimin e arsimit, shkencës, kulturës, shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës;