Pjesëmarrësit

Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës është institucion shtetëror, zbatues i ligjit, i vetmi në Kosovë që ka kompetencë për të kryer detyra doganore, i ngarkuar me aplikimin e Kodit Doganor dhe të Akcizave Nr.03/L-109, të legjislacionit dhe rregulloreve përkatëse në import, eksport dhe transit të mallrave, njëkohësisht ka autoritet të gjerë me dispozita për kërkim të pavarur.

Qëllimi i Doganës së Kosovës konsiston në administrimin korrekt dhe efikas të sistemit të themeluar me ligjin e taksave doganore dhe kontrollin e taksave për mallrat e importuara dhe eksportuara nga Kosova dhe çdo çështje tjetër, e cila mund t’i caktohet kohë pas kohe; Të mbron të hyrat dhe komunitetin nga efektet e dëmshme, mashtrimet dhe kontrabandimi i mallrave komerciale dhe mallrat e tjera të ndaluara, duke punuar në sinergji me agjencitë dhe departamentet e tjera relevante; Të përgjigjet dhe të marr pjesë në zhvillimin e procedurave, kapaciteteve administrative, sigurisë dhe lehtësirave tregtare.

 

Rekrutimi i Stafit

 

Dogana e Kosovës me qëllim realizimit të misionit të saj bën punësimin e stafit të saj përmes procedurave të rekrutimit konform legjislacionit përmes të cilit është  rregulluar marrëdhënia e punës në Republikën e Kosovës.

Konkretisht Dogana e Kosovës procedurat e rekrutimit të stafit i bën në harmoni më dispozitat e Kodit Doganor dhe të Akcizave nr. 03/L-109,  Ligjit të Punës nr. 03/L-212, si dhe Udhëzimit Administrativ Nr. 37/2016  për Rregullimin e Marrëdhënies së Punës së Oficerëve Doganor, Dogana e Kosovës.  Shpallja e konkurseve publik  bëhet në gazeta ditore si dhe në web faqen e doganës.

Praktikantët

Dogana e Kosovës, vazhdimisht ka ofruar dhe ofron  mundësi të vijimit të praktikës për praktikantë të ndryshëm. Dogana duke vepruar konform dispozitave të Ligjit të Punës nr. 03/L-212, si dhe bazuar në Marrëveshje të Mirëkuptimit të arritura ndërmjet institucionit të Doganës dhe institucioneve të ndryshme shkollore dhe universitare, ofron mundësi vijimi të praktikës për nxënës të shkolla të mesme si dhe studentë nga fakultet të ndryshme.

 

Më shumë informacione lidhur me Doganën e Kosovës  mund të gjeni  në web faqen e doganës www.dogana.rks-gov.net.

Laura Dobruna   laura.dobruna@dogana-ks.org 

Merita Koliqi  merita.koliqi@dogana-ks.org

Tel: 038 540 807

Contact Info

  • +381 38 248 925
  • qzhk@uni-pr.edu
  • shkumbin.tafilaj@uni-pr.edu elmedina.nikoceviq@uni-pr.edu
  • http://pvk.uni-pr.edu

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj. Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj.

Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Kontakti

Tel:+381 38 248 925
Email: qzhk@uni-pr.edu
shkumbin.tafilaj@uni-pr.edu
elmedina.nikoceviq@uni-pr.edu
Website: pvk.uni-pr.edu

Rr. "George Bush", p.n.
10 000,
Prishtinë
Republika e Kosovës

Panairi i Karieres

Universiteti është institucion publik autonom i arsimit të lartë, që zhvillon arsimim akademik, kërkime shkencore, krijimtari artistike, këshillime profesionale dhe fusha të tjera të veprimtarive akademike. Universiteti ka këto qëllime: • Të veprojë si qendër institucionale dhe udhëheqëse për avancimin e dijes, ideve kreative dhe shkencës në sistemin e arsimit të lartë të Kosovës; • Të luajë rolin udhëheqës në zhvillimin e arsimit, shkencës, kulturës, shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës;