Pjesëmarrësit

CACTTUS

CACTTUS është kompania udhëheqëse në Kosovë në zgjidhje dhe shërbime në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të telekomunikimit.

Portofoli ynë i shërbimeve përfshin konsulencë në TIK, telekomunikacionit dhe rrjeteve, integrim të sistemit, implementim, shërbimeve të zhvillimit të softuerit, trajnime dhe përkrahje. Me inxhinierë, specialistë dhe zhvillues shumë të shkathët, të cilët mbajnë certifikime më me renome në industrinë e TIK-ut, ne ofrojmë zgjidhje të gatshme të integruara për klientët tanë. Duke dizajnuar dhe zhvilluar infrastruktura dhe zgjidhje moderne dhe të adaptueshme për klientët tanë, ne ju ndihmojmë atyre që ti drejtojnë operimet e tyre dhe me këtë ta rrisin biznesin e tyre.

 

Me afër 15 vite përvojë të kompanisë dhe me më shumë se 25 vite përvojë individuale të themeluesve tanë, ne e kemi fituar reputacionin për performancë të lartë dhe besueshmëri e cila është e bazuar në ofrimin e shërbimeve dhe produkteve të cilat përfaqësojnë inovacion dhe kualitet për një rang të gjërë të industrive.

 

Biznesi ynë kryesor është zhvillimi dhe integrimi i sistemeve në fushën e TIK-ut. CACTTUS ofron një set të plotë të shërbimeve në ciklin jetësor të sistemeve të integruara të TIK-ut, siç është konsulenca, dizajni i sistemeve dhe planifikimi, menaxhimi i projekteve, hulumtimi dhe zhvillimi, sjellja e komponentëve të ndryshme të sistemit (harduerike dhe softuerike), implementimi i sistemeve dhe integrimi, përkrahje dhe mirëmbajtje për sistemet operacionale.

 

Duke synuar që të sjellim teknologji të fundit, ne kemi krijuar partneritete me inovatorët dhe prodhuesit më të mëdhenj siç janë: Alcatel-Lucent, Microsoft, Cisco, IBM, Oracle, Lenovo, Symantec, HP, Xerox, etj. Ne i shohim pengesat si sfida për të gjetur mënyra të reja dhe emocionuese për të përmbushur kërkesat e fuqisë së klientëve tanë. Ekipi ynë i inxhinierëve është në hulumtim të vazhdueshëm, në marrje të diturisë dhe në zhvillimin e zgjidhjeve të reja në teknologji për të lejuar linjat tona të shërbimeve dhe produkteve të zhvillohen me nevojat e ndryshueshme të industrive.

 

Kontakti:                                                                             

Rr. Bashkim Fehmiu                                       

Arbëria 3, BC2/11 nr.4                                   

10000 Prishtinë,

Kutia Postare 40

Republika e Kosovës

 

Email: info@cacttus.com                              Ueb faqja: http://www.cacttus.com/

Tel: +381 (0)38 600 488                                   Facebook: https://www.facebook.com/cacttus

Fax: +381 (0)38 600 361                                  LinkedIn: https://www.linkedin.com/company/cacttus

Mob: +377 (0)44 505 355

Contact Info

  • +381 38 248 925
  • qzhk@uni-pr.edu
  • shkumbin.tafilaj@uni-pr.edu elmedina.nikoceviq@uni-pr.edu
  • http://pvk.uni-pr.edu

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj. Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj.

Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Kontakti

Tel:+381 38 248 925
Email: qzhk@uni-pr.edu
shkumbin.tafilaj@uni-pr.edu
elmedina.nikoceviq@uni-pr.edu
Website: pvk.uni-pr.edu

Rr. "George Bush", p.n.
10 000,
Prishtinë
Republika e Kosovës

Panairi i Karieres

Universiteti është institucion publik autonom i arsimit të lartë, që zhvillon arsimim akademik, kërkime shkencore, krijimtari artistike, këshillime profesionale dhe fusha të tjera të veprimtarive akademike. Universiteti ka këto qëllime: • Të veprojë si qendër institucionale dhe udhëheqëse për avancimin e dijes, ideve kreative dhe shkencës në sistemin e arsimit të lartë të Kosovës; • Të luajë rolin udhëheqës në zhvillimin e arsimit, shkencës, kulturës, shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës;