Pjesëmarrësit 2017

Deloitte

Informata për kompaninë:

Deloitte është njëra nga kompanitë më të mëdha në botë që ofron shërbime profesionale financiare. Deloitte  është i pranishëm në 150 vende në mbarë botën dhe me mbi 263,900 profesionistë të punësuar.

Deloitte Kosova është kompani lidere në tregun e Kosovës e themeluar në vitin 2001. Ishte e vetmja firmë ndërkombëtare në treg që në atë kohë ishte regjistruar në Kosovë. Deloitte Kosova është pjesë e Deloitte të Evropës Qendrore (DCE) dhe e vetmja kompania “Big 4” me 4 partner shqiptarë.

Me më shumë se 17 vite të operimit tonë në Kosovë, ne jemi kompani me reputacion dhe e gëzojmë veçorinë e të qenurit udhëheqës në treg për shërbime financiare.

Tregu aktual kërkon ekspertizë, të menduar inovativ, këmbëngulje dhe përvojë... kjo është ajo çfarë na bënë neve të dallueshëm.

Deloitte Kosova ofron shërbime me renome botërore në fushat e:

  • Auditimit dhe këshillimit,
  • Taksave & ligjore,
  • Konsulencës dhe
  • Shërbimeve këshilluese financiare.

Praktika jonë u shërben shumë prej kompanive më të mëdha në vend, institucioneve publike, private dhe kompanive të suksesshme në zbulimin dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme me të cilat ata ballafaqohen gjatë operimit të tyre apo edhe për të bërë përparim dhe rritje të biznesit.  

Ne kemi zhvilluar një ekip të profesionistëve me përvojë vendas dhe të huaj për tu siguruar se klientët tanë pranojnë jo vetëm ekspertizë globale të firmës sonë në mbarë botën por gjithashtu njohuri dhe eksperiencë lokale të domosdoshme për sukses.

Deloitte Kosova ka rreth 70 të punësuar profesional. Deloitte është i njohur si punëdhënës i zgjedhur dhe i dedikuar tu ndihmoj klientëve dhe njerëzve të tij që të shquhen.

Programi për praktikantë/internship:

Çfarë ofron ky program:

  • Përfshirje në projekte konkrete;
  • Kontratë mujore 3 + 3;
  • Përfshirje në procesin e vlerësimit;
  • Më të mirëve i ofrohet mundësia për punësim më kohë të plotë pas marrjes së diplomës;

Cilat janë kriteret për aplikim:

  • Të keni një diplome universitare Bachelor ose Master, apo të jeni student në vitin e fundit;
  • Të keni një mesatare të lartë të studimeve (8.5 e me lartë);
  • Të keni njohuri të mirë të gjuhës angleze;
  • Të keni njohuri të shkëlqyera të përdorimit të kompjuterit, sidomos Excel;
  • Të keni aftësi të mira komunikuese dhe aftësi të mira analitike;
  • Të jeni të motivuar për t’u vetë zhvilluar dhe mësoni shpejt.

Si te aplikoni:

  • Dërgoni një CV, letrën e motivimit dhe certifikatën e notave;
  • Dërgoni në adresën elektronike [email protected] ose dorazi pranë zyrave të Deloitte Kosova rr. Lidhja e Pejës, nr. 177, Zona Industriale, 10000 Prishtinë, Kosovë;

Procesi i selektimit:

  • Përzgjedhja sipas kritereve më lartë
  • Test kontabiliteti + test logjik dhe numerik
  • Intervistë me HR dhe drejtuesit e departamentit përkatës
  • Fillimi i programit për praktikant /internship

 

Informata kontaktuese:
Deloitte Kosova sh.p.k
Rr. Lidhja e Pejës, nr. 177, Zona Industriale
10000 Prishtinë, Kosovë
Tel.: +383 38 760 300
Fax: +383 38 760 350
Email: [email protected]
Ueb faqja: www.deloitte.com/al

 

QZhK Kontakt Info

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj. Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj.

Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në chat form

Kontakti

Tel:+381 38 248 925
Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]
Website: pvk.uni-pr.edu

Rr. "George Bush", p.n.
10 000,
Prishtinë
Republika e Kosovës

Panairi i Karieres

Universiteti është institucion publik autonom i arsimit të lartë, që zhvillon arsimim akademik, kërkime shkencore, krijimtari artistike, këshillime profesionale dhe fusha të tjera të veprimtarive akademike. Universiteti ka këto qëllime: • Të veprojë si qendër institucionale dhe udhëheqëse për avancimin e dijes, ideve kreative dhe shkencës në sistemin e arsimit të lartë të Kosovës; • Të luajë rolin udhëheqës në zhvillimin e arsimit, shkencës, kulturës, shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës;