Pjesëmarrësit

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë

Nxënës të nderuar, para jush është periudha kur ju duhet ta zgjidhni shkollën e mesme. Cilin profesion ta zgjedhë? Për cilën shkollë të përcaktohem?

Ky vendim nuk është i lehtë, por në qoftë se flisni me prindërit, mësimdhënësit, shokët dhe profesionistët, sa më shumë informata të mblidhni dhe t’i keni në dispozicion sa i përket punësimit, profesionit të parapëlqyer, sigurisht që vendimi juaj do të jetë më i drejtë, ndërsa ju do te jeni të kënaqur me profesionin që keni zgjedhur. Për më tepër do të jeni të suksesshëm në këtë profesion. Të rriturit janë të suksesshëm në profesionet e tyre në qoftë se ato i bëjnë me dëshirë, në qoftë se ju përshtaten personaliteteve të tyre, ngase vetëm atëherë çdo detyrë të re e shohin si një sfidë dhe një mundësi, dhe jo si mundim apo bërje të çfarëdo pune. Për këtë arsye është me rëndësi që zgjedhjen tuaj ta bazoni në karakteristikat dhe tiparet e personalitetit tuaj, interesimet tuaja, vlerat si dhe mundësitë e punësimit. Zgjedhja e shkollës së mesme nuk duhet të shihet vetëm si vazhdim i shkollimit, por si shkollim për profesion dhe mësimit të praktikës që na ofron bazë për përfshirjen në tregun e punës. 55% e gjeneratës shkollohet për profesione të gabuara, që është një numër shumë i madh, e për këtë arsye është me rëndësi që gjatë regjistrimit në shkollën e mesme të informoheni dhe t’i shqyrtoni mundësitë për zhvillimin e karrierës brenda profesionit të cilin do ta përzgjidhni. Keni arritur deri në momentin kur duhet të mendoni mirë për atë se çfarë dëshironi të bëni pas përfundimit të shkollës së mesme?
Ndoshta dëshironi të punësoheni pas shkollës së mesme?
A dëshironi që pas përfundimit të shkollës së mesme të vazhdoni me shkollim të mëtutjeshëm?
Apo ndoshta dëshironi që ta përfundoni ndonjë shkollë të mesme profesionale, të keni një profesion, të punësoheni dhe pastaj t’a vazhdoni shkollimin? ...Keni tre mundësi për të cilat duhet të mendoheni mirë!Mos harroni që përzgjedhja e shkollës së mesme, përveç që paraqet përzgjedhjen e edukimit të mëtutjeshëm, duhet të paraqes edhe përzgjedhjen e profesionit!!! Për këtë shkak MASHT-i me 22.04.2015 ka hapur Panairin e Firmave Ushtrimore i cili është një aktivitet tradicional, gjatë të cilit nxënësit nga shkollat që praktikojnë Firmat Ushtrimore, prezantojnë produktet nga puna praktike e tyre por që , në të njëjtën kohë, promovohen edhe shkollat profesionale. Prej 27-30 prill, organizohet 'Dita e dyerve të hapura'; gjatë këtyre ditëve shkollat profesionale dhe gjimnazet pranojnë nxënësit e klasave të nënta të cilët njoftohen me drejtimet dhe profilet që zhvillohen në këto shkolla,gjë që ju ndihmon në orientimin e tyre profesional. Prej 5-7 të muajit maj, organizohet Panairi virtual i karrierës. Na web faqen http://pvk.uni-pr.edu kraha të tjerëve pjesëmarrës, MASHT do të ofroj juve - nxënësve të klasave të nënta, informata rreth mundësive për vazhdimin e shkollimit të juaj në shkollat profesionale dhe gjimnaze. Poashtu, gjatë këtij panairi maturantët do të kenë mundësi të informohen për vazhdimin shkollimit në institucionet e larta arsimore.
TË GJITHA KËTO AKTIVITETE ZHVILLOHEN NË KUADËR TË FESTIVALIT TË MËSUARIT TËRËJETËSOR DHE ORIENTIMIT NË KARRIERË.

 

Contact Info

  • +381 38 248 925
  • qzhk@uni-pr.edu
  • shkumbin.tafilaj@uni-pr.edu elmedina.nikoceviq@uni-pr.edu
  • http://pvk.uni-pr.edu

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj. Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj.

Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Kontakti

Tel:+381 38 248 925
Email: qzhk@uni-pr.edu
shkumbin.tafilaj@uni-pr.edu
elmedina.nikoceviq@uni-pr.edu
Website: pvk.uni-pr.edu

Rr. "George Bush", p.n.
10 000,
Prishtinë
Republika e Kosovës

Panairi i Karieres

Universiteti është institucion publik autonom i arsimit të lartë, që zhvillon arsimim akademik, kërkime shkencore, krijimtari artistike, këshillime profesionale dhe fusha të tjera të veprimtarive akademike. Universiteti ka këto qëllime: • Të veprojë si qendër institucionale dhe udhëheqëse për avancimin e dijes, ideve kreative dhe shkencës në sistemin e arsimit të lartë të Kosovës; • Të luajë rolin udhëheqës në zhvillimin e arsimit, shkencës, kulturës, shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës;