Pjesëmarrësit

Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës

Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina“ është njësi e Zyrës për Zhvillim Akademik.

Misioni i QZhK-së është t’u ofrojë studentëve mundësi për zhvillim personal dhe profesional përmes informimit, këshillimit, trajnimit, ndërmjetësimit më punëdhënësin, hartimit të dokumenteve profesionale në fushën e  karrierësdhe udhëzimit në karrierë.

Përfituesit e shërbimeve të QZhK-së janë: studentët dhe të diplomuarit e  UPHP-së, nxënësit e shkollave të mesme të cilët kërkojnë mundësi studimi në Universitetin e Prishtinës, fakultetet, organizatat dhe punëdhënësit.

Qëllimi kryesor i Qendrës për Zhvillim të Karrierës është përgatitja e studentëve dhe të diplomuarve për tregun e punës përmes këshillimit dhe trajnimeve si dhe përmes informimit të tyre për mundësi të ndryshme të zhvillimit në karrierë.

Përmes platformës virtuale të QZhK së pvk-uni.pr.edu ju mund të:

  • Informoheni,
  • Këshilloheni,
  • Trajnoheni,
  • Të ndërtoni urat me tregun e punës;

Kalendari i aktiviteteve javore në QZhK

E hënë, e marte, e mërkurë- trajnimet për studentë/ një javë në muaj
E premte – testi i arritshërisë pas mbajtjes së trajnimeve;
E merkurë - Video sesionet/ dy herë në muaj

 

Çdo të enjte- Këshilla rreth përgatitjes së CV-së dhe letrës motivuese ( CV and cover letter checking) me caktim të terminit;

Orari i konsultimeve ( 09:00 – 12:00)

 

Cdo të premte – Këshilla rreth përgatitjes për intervistë pune (job interview tips) me caktim të terminit;

Orari i konsultimeve ( 09:00 – 12:00);

Shkarko broshurën e QZhK-së për më shumë informata

Contact Info

  • +381 38 248 925
  • qzhk@uni-pr.edu
  • shkumbin.tafilaj@uni-pr.edu elmedina.nikoceviq@uni-pr.edu
  • http://pvk.uni-pr.edu

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj. Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj.

Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Kontakti

Tel:+381 38 248 925
Email: qzhk@uni-pr.edu
shkumbin.tafilaj@uni-pr.edu
elmedina.nikoceviq@uni-pr.edu
Website: pvk.uni-pr.edu

Rr. "George Bush", p.n.
10 000,
Prishtinë
Republika e Kosovës

Panairi i Karieres

Universiteti është institucion publik autonom i arsimit të lartë, që zhvillon arsimim akademik, kërkime shkencore, krijimtari artistike, këshillime profesionale dhe fusha të tjera të veprimtarive akademike. Universiteti ka këto qëllime: • Të veprojë si qendër institucionale dhe udhëheqëse për avancimin e dijes, ideve kreative dhe shkencës në sistemin e arsimit të lartë të Kosovës; • Të luajë rolin udhëheqës në zhvillimin e arsimit, shkencës, kulturës, shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës;