Pjesëmarrësit

REPOWER-KOSOVO

Projekti i USAID-it REPOWER-KOSOVO për punë praktike të studentëve në Sektorin e Energjisë në Kosovë

Projekti i USAID-it REPOWER-KOSOVO e përkrah qeverinë dhe institucionet e Kosovës në angazhimet e tyre për modernizimin e sektorit të energjisë në vend. Duke punuar bashkarisht me sektorin publik dhe ate privat, projekti REPOWER-KOSOVO e ndihmon dhe e përkrah Kosovën për të siguruar furnizim të qëndrueshëm, të besueshëm, të pastër dhe të përballueshëm me energji elektrike, që të përparoj zhvillimin ekonomik, si dhe të përmirësoj kualitetin e jetës në Kosovë.

 

Projekti REPOWER gjithashtu ka për qëllim të përkrah qeverinë dhe institucionet e Kosovës për të promovuar energjinë e pastër si dhe të krijojë një ambijent të përshtatshëm për investimet private në sektorin e energjisë në Kosovë.

 

Si pjesë e një objektivi të përgjithshëm për krijimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të reja njerëzore për sektorin e energjisë në Kosovë, projekti i USAID-it REPOWER-KOSOVO në bashkëpunim me Univeristetin e Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” dhe me Rochester Institute of Technology (RIT) ka organizuar programin e punës praktike për studentët nga këto dy institucione arsimore. Studentët më të mirë të përzgjedhur në një proces transparent dhe të hapur janë angazhuar për punë praktike në institucionet dhe organizatat energjetike të Kosovës: ZRrE, KOSTT dhe KEK.

 

Në ciklin e parë të punës praktike (janar – qershor 2016) janë angazhuar 11 studentë nga UP-ja dhe 4 nga RIT. Kurse në ciklin e dytë (tetor – 2016 – prill 2017) të këtij programi janë angazhuar 12 studentë nga UP dhe 4 studentë nga RIT. Është shumë me rëndësi të theksohet fakti se më shumë se gjysma e studentëve të angazhuar kanë qenë të gjinisë femërore.

 

Me këtë aktivitet në sektorin e energjisë, janë të pritshme një numër i rezultateve konkrete. Fillimisht, ne pretendojmë për një qëndrueshmëri të sektorit duke e ngritur pjesëmarrjen e fuqisë punëtore të re, të dijëshme dhe të kualifikuar për të përmbushur kërkesën e sektorit të energjisë. Së dyti, përmes një bashkëpunimi të ngushtë me universitetet, kemi qëllim që të ngrisim përceptimin dhe pranimin e tyre që të promovojnë studime kualitative dhe edukim relevant për të përmbushur kërkesat e tregut të punës. Së treti, ky program i punës praktike u mundëson studentëve që të marrin përvoja praktike për ti plotësuar studimet e tyre teorike. Në fund, kapacitetet energjetike në Kosovë janë ndërtuar 30 vite më parë, punëtorët që punojnë në këto kapacitete i janë afruar moshës së pensionit, andaj ky aktivitiet i angazhimit të studentëve në punë praktike do të ndihmoj në rritjen e interesimit për sektorin, si dhe do të mundësoi angazhimin në të ardhmen të profesionistëve të ri të energjisë në ndërmarrjet publike.

 

Cikli i parë i punës praktike ka rezultuar me punësimin e dy praktikantëve në KOSTT. Nga 6 studentët që kanë qenë të angazhuar në punë praktike në KOSTT; 2 prej tyre përmes konkursit të rregullt kanë arritur që të punësohen në KOSTT si Inxhinjerë Praktikantë. Gjithashtu, pas përfundimit të suksesshëm të ciklit të parë të punës praktike dhe duke marrë parasysh vlerësimet shumë positive të pranuara nga institucionet relevante, si dhe duke marrë parasysh nevojën në vazhdim për të përkrahur inxhinjerët e ri në sektor, projekti REPOWER i ka angazhuar dy studentë praktikantë që të punojnë për një kohë të caktuar (1 vit) njëri në KEK dhe tjetri në KOSTT si  përkrahje e projektit për këto dy kompani, për të përmbush nevojën e tyre  për inxhinjerë të ri.

 

Projekti REPOWER në bashkëpunim me UP-në, RIT dhe organizatat/institucionet energjetike në Kosovë do të vazhdojë me ciklin e tretë të punës praktike për studentët edhe në vitin  e studimeve 2017 -2018.

 

KONTAKT 

Azem Kastrati, REPOWER-KOSOVO

Engineering Regulatory Specialist

AECOM International

Development, Inc.

28 Zenel Salihu 3rd Floor,

Pristina 10 000 Kosovo

Tel: +381 38 704 154

Cell: + 386 49 182 499

E-mail: azem.kastrati@repower-kosovo.org

 

Contact Info

  • +381 38 248 925
  • qzhk@uni-pr.edu
  • shkumbin.tafilaj@uni-pr.edu elmedina.nikoceviq@uni-pr.edu
  • http://pvk.uni-pr.edu

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj. Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj.

Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Kontakti

Tel:+381 38 248 925
Email: qzhk@uni-pr.edu
shkumbin.tafilaj@uni-pr.edu
elmedina.nikoceviq@uni-pr.edu
Website: pvk.uni-pr.edu

Rr. "George Bush", p.n.
10 000,
Prishtinë
Republika e Kosovës

Panairi i Karieres

Universiteti është institucion publik autonom i arsimit të lartë, që zhvillon arsimim akademik, kërkime shkencore, krijimtari artistike, këshillime profesionale dhe fusha të tjera të veprimtarive akademike. Universiteti ka këto qëllime: • Të veprojë si qendër institucionale dhe udhëheqëse për avancimin e dijes, ideve kreative dhe shkencës në sistemin e arsimit të lartë të Kosovës; • Të luajë rolin udhëheqës në zhvillimin e arsimit, shkencës, kulturës, shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës;