Përgjegjësitë e QZhK

Themelimi dhe Përgjegjësitë e QZhK-së

Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës është hapur zyrtarisht në prill të vitit 2007 si projekt i OSBE-së, përderisa nga janari i vitit 2009 funksionon si zyre e UP-së (në kuadër të Zyrës për Zhvillim Akademik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”).

QZhK, është përgjegjës për zhvillimin profesional dhe orientimin në karrierë të studentëve dhe të diplomuarve në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Përgjegjësitë kryesore të QZhK-së janë:

puna në zhvillimin e aftësive, njohurive dhe shkathtësive të cilat janë kyçe për procesin e punësimit të studentëve dhe të diplomuarve

ofrimi i ndihmës studentëve dhe të diplomuarve të UP-së që të vinë deri tek informacioni për mundësitë e arsimimit shtesë, mundësitë e punës praktike dhe aktiviteteve të ndryshme

të qenit objektiv dhe të besueshëm kur studentëve tanë i ofrojmë këshilla dhe udhëzime për procesin e përzgjedhjes së mundësive për zhvillimin e karrierës si dhe përgatitjen e zbatimin e planeve reale për zhvillimin e karrierës

organizimi i trajnimeve për studentët, konferencave, bisedave dhe prezantimeve të punëdhënësve (Panairit të Karrierës), me qëllim që studentët ta kuptojnë më mirë tregun e punës dhe t’i zotërojnë shkathtësitë që janë të nevojshmë për organizimin dhe planifikimin e suksesshëm të karrierës personale

bashkëpunimi me fakultetet e Universitetit të Prishtinës në shpërndarjen e informacioneve për studentët dhe organizimin e aktiviteteve të përbashkëta

ofrimi i shërbimeve për kompanitë si prezantimin e ofertave të tyre për punë dhe punë praktike para studentëve dhe të diplomuarve dhe biseda me këta ofertues

pilotimi i projektit Alumni club, për Fakultetin Ekonomik, krijimi i aktiviteteve për të diplomuarit dhe zhvillimi i databazës

Pra, QZhK është përgjegjës për të siguruar cilësinë dhe zhvilluar më tëje njohurit e studentëve dhe të diplomuarve si potencial intelektual për tregun e punës.
QZhK si njësitë i ZZhA-së i përgjigjet për punën e vet Drejtorit të Zyrës për Zhvillim Akademik, konform hierarkisë respketive.

Contact Info

  • +381 38 248 925
  • qzhk@uni-pr.edu
  • shkumbin.tafilaj@uni-pr.edu elmedina.nikoceviq@uni-pr.edu
  • http://pvk.uni-pr.edu

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj. Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj.

Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Kontakti

Tel:+381 38 248 925
Email: qzhk@uni-pr.edu
shkumbin.tafilaj@uni-pr.edu
elmedina.nikoceviq@uni-pr.edu
Website: pvk.uni-pr.edu

Rr. "George Bush", p.n.
10 000,
Prishtinë
Republika e Kosovës

Panairi i Karieres

Universiteti është institucion publik autonom i arsimit të lartë, që zhvillon arsimim akademik, kërkime shkencore, krijimtari artistike, këshillime profesionale dhe fusha të tjera të veprimtarive akademike. Universiteti ka këto qëllime: • Të veprojë si qendër institucionale dhe udhëheqëse për avancimin e dijes, ideve kreative dhe shkencës në sistemin e arsimit të lartë të Kosovës; • Të luajë rolin udhëheqës në zhvillimin e arsimit, shkencës, kulturës, shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës;