Fjala Rektorit

Të dashur studentë dhe të diplomuar,Të nderuar përfaqësues të tregu të punës,

Miq, partnerë të Universitetit të Prishtinës dhe përkrahës financiar të Panairit Virtual të Karrierës,

Ju uroj mirëseardhje në platformën virtuale të Panairit Virtual të Karrierës të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Universiteti i Prishtinës, siç e dimë është Universiteti më i madh në vend, në të cilin vijojnë studimet më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të studentëve të Kosovës dhe ku, përkundër vështirësive, ekzistojnë kapacitetet solide për zhvillim. Si i tillë, përgjegjësia e UP-së nuk përkufizohet vetëm tek krijimi i kushteve cilësore për studim të fëmijëve tanë, por zgjerohet edhe në përgatitjen dhe zhvillimin e kuadrove që do t’i shërbejnë ngritjes së ekonomisë dhe nivelit të jetesës në këtë vend në zhvillim.

Qëllimi primar i Panariti Virtual të Karrierës është vendosja e kontakteve ndërmjet përfaqësuesve të tregut të punës dhe studentëve apo të diplomuarve të UP-së. Këto kontakte do të punësim ose angazhim në punë praktike të studentëve tanë, por edhe shërbim për orientim dhe këshillim në karrierë përmes mësimit joformal – kurseve, trajnimeve, e formave të tjera, të cilat do të jenë një shërbim shtesë mundësuar nga kjo platformë.

Në cilësinë e Rektorit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” falënderoj të gjitha institucionet, organizatat dhe kompanitë të cilat janë  pjesë e platformës Virtuale të Karrierës.

Njëherësh, ju uroj juve studentë të dashur, që ky Panair Virtual i ideuar në rend të parë për ju, të ju shërbej në gjetjen e ndonjë dritareje për depërtim në tregun e punës, dhe juve të dashur bashkëpunëtorë, që jeni pjesëmarrës në cilësinë e punëdhënësve, të ju falënderoj për mundësinë që po i jepni studentëve tanë, njëherësh i bindur që kjo mundësi dhënë atyre, do ju shërbeje edhe juve për të fituar kuadro të përgatitura mjaftueshëm për të qenë të dobishëm edhe për institucionin apo kompaninë të cilën përfaqësoni.

SUKSESE!

Contact Info

  • +381 38 248 925
  • qzhk@uni-pr.edu
  • shkumbin.tafilaj@uni-pr.edu elmedina.nikoceviq@uni-pr.edu
  • http://pvk.uni-pr.edu

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj. Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj.

Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Kontakti

Tel:+381 38 248 925
Email: qzhk@uni-pr.edu
shkumbin.tafilaj@uni-pr.edu
elmedina.nikoceviq@uni-pr.edu
Website: pvk.uni-pr.edu

Rr. "George Bush", p.n.
10 000,
Prishtinë
Republika e Kosovës

Panairi i Karieres

Universiteti është institucion publik autonom i arsimit të lartë, që zhvillon arsimim akademik, kërkime shkencore, krijimtari artistike, këshillime profesionale dhe fusha të tjera të veprimtarive akademike. Universiteti ka këto qëllime: • Të veprojë si qendër institucionale dhe udhëheqëse për avancimin e dijes, ideve kreative dhe shkencës në sistemin e arsimit të lartë të Kosovës; • Të luajë rolin udhëheqës në zhvillimin e arsimit, shkencës, kulturës, shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës;