Pjesëmarrësit

ProCredit Bank

Themeluar në vitin 2000, ne jemi pjesë e grupit ndërkombëtar ProCredit, udhëhequr nga ProCredit Holding dhe mbështetur plotësisht nga ProCredit Bank në Gjermani. ProCredit Holding dhe ProCredit Bank në Gjermani mbikëqyren nga Autoriteti Gjerman i Mbikëqyrjes Financiare (BaFin), që thekson besueshmërinë dhe qëndrueshmërinë e institucioneve ProCredit.

ÇKA E BËN UNIKE TË PUNUARIT ME NE?

Banka ProCredit zbaton proces të drejtë dhe transparent të punësimit. Kandidatët trajtohen njëjtë, atyre ju ofrohen mundësi të barabarta pa marrë parasysh prapavijën e tyre sociale, gjinore apo fetare.

Struktura e pagave në Bankën ProCredit është transparente dhe e drejtë. Kjo praktikë mundëson që punonjësit të vlerësohen në bazë të kualifikimeve dhe aftësive të tyre profesionale. Banka ProCredit nuk paguan bonuse afat-shkurtra. Në vend të kësaj ne fokusohemi në dhënien e pagave stabile dhe mundësojmë zhvillim të vazhdueshëm dhe perspektivë afatgjate të punonjësve tanë. Në Bankën ProCredit ofrohen mundësi të ndryshme trajnimi, duke filluar nga kurse bazike deri te trajnimet e nivelit menaxherial në akademitë tona ndërkombëtare në Maqedoni, Kolumbi dhe Gjermani. Banka ProCredit krijon ambient të këndshëm pune, ka hierarki të thjeshtë dhe kulturë të hapur komunikimi. Individë të profileve të ndryshme akademike siç është filozofia, letërsia, por edhe shkencat tjera shoqërore pasurojnë institucionin tonë. Kandidatë të tillë sjellin llojllojshmëri pikëpamjesh, për ç 'gjë Banka ProCredit është e interesuar në kuadër të aktiviteteve të veta të përgjegjshme në raport me ekonominë dhe mjedisin. Prandaj, Banka ProCredit kërkon të përfshijë në Programin për Bankierë të Rinj individë me pikëpamje dhe qasje të ndryshme të cilët sjellin ndryshime.

 

Vizioni ynë për Burimet Njerëzore

Banka ProCredit krijon dhe kujdeset për një mjedis pozitiv të punës, të karakterizuar nga angazhimi personal dhe mirëkuptimi i ndërsjellët. Ne praktikojmë kulturën e dialogut konstruktiv, disiplinës në vendin e punës, respektit të ndërsjellët dhe së fundmi, por jo më pak të rëndësishëm, entuziazmit dhe qëndrimit optimist në mesin e punonjësve.
Trajnimi i stafit përbën një prej prioriteteve tona kyçe. Kjo na bën të investojmë në zhvillimin e punonjësve tanë dhe trajnimin e specializuar të tyre përmes një shumëllojshmërie të programeve lokale dhe ndërkombëtare.
Ne jemi të angazhuar në krijimin e një ekipi me standarde të larta profesionale si dhe parime dhe vlera të forta, meqenëse kjo do të na mundësojë t’u shërbejmë klientëve në një mënyrë të përgjegjshme dhe të përkushtuar. Procesi ynë transparent për përzgjedhjen e kandidatëve dhe metodologjia unike e trajnimit përbëjnë gurët e themelit mbi të cilët njihet programi për zhvillimin e vazhdueshëm të stafit, të cilët na ndihmojnë të arrijmë qëllimet tona të përgjithshme. Jemi krenarë që jemi një organizatë e cila kujdeset për zhvillimin e stafit të saj dhe i plotëson pozitat menaxheriale përmes ngritjes në detyrë brenda organizatës. Ne bëjmë gjithmonë përpjekje për të themeluar marrëdhënie afatgjata me stafin tonë, gjë e cila reflektohet në mirëbesimin dhe respektin reciprok.

 

Programi për Punë Praktike

Banka ProCredit është një institucion që vlerëson shumë përgjegjësinë sociale dhe profesionalizmin në të gjitha fushat.

Si pjesë e kontributit tonë në përpjekjet për arsimimin financiare të vendit, ne ofrojmë mundësi për punë praktike dy herë në vit (në baza semestrale), ne nuk jemi vetëm duke ju ofruar studentëve mundësi për të përmbushur kërkesat e tyre universitare, por ne gjithashtu jemi duke ju ofruar atyre një shans për t'u bërë pjesë e një institucioni etik që është i dedikuar përgjegjësisë bankare. Ne, pra, mirëpresim studentët e kualifikuar të aplikojnë për Programin tonë të Praktikës, ku ata mund të fitojnë përvojë të vlefshme praktike në degët tona, qendrat e shërbimit, apo departamentet e Zyrës Qendrore.

 

Mundësi për punë praktike, shkarkoni këtu dokumentin për detaje.  

 

ProCredit Bank

Albina Metaj  albinam@procreditbank-kos.com

Blerina Kuci  bkuci@procreditbank-kos.com

038 555 777 ext.8608

Contact Info

  • +381 38 248 925
  • qzhk@uni-pr.edu
  • shkumbin.tafilaj@uni-pr.edu elmedina.nikoceviq@uni-pr.edu
  • http://pvk.uni-pr.edu

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj. Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj.

Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Kontakti

Tel:+381 38 248 925
Email: qzhk@uni-pr.edu
shkumbin.tafilaj@uni-pr.edu
elmedina.nikoceviq@uni-pr.edu
Website: pvk.uni-pr.edu

Rr. "George Bush", p.n.
10 000,
Prishtinë
Republika e Kosovës

Panairi i Karieres

Universiteti është institucion publik autonom i arsimit të lartë, që zhvillon arsimim akademik, kërkime shkencore, krijimtari artistike, këshillime profesionale dhe fusha të tjera të veprimtarive akademike. Universiteti ka këto qëllime: • Të veprojë si qendër institucionale dhe udhëheqëse për avancimin e dijes, ideve kreative dhe shkencës në sistemin e arsimit të lartë të Kosovës; • Të luajë rolin udhëheqës në zhvillimin e arsimit, shkencës, kulturës, shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës;