Pjesëmarrësit

DIMAK

Qendra Gjermane e Informimit për Migrim, Aftësim Profesional dhe Karrierë

Sfidat

Me një moshe mesatare prej 29 vjeç, Kosova njihet si shteti me i ri ne Evropë. Por kushtet e jetesës janë te vështira. Papunësia tek grup mosha 15 deri 24 vjeç është 60 përqind. Sipas UNDP-së, gjysma e të rinjve e konsiderojnë të largohen nga vendi i origjinës, për të kërkuar një perspektivë në vendet e Evropës perëndimore, përmes Arsimit dhe Aftësimit profesional, përmes studimeve apo edhe punës. Por, në shumicën e rasteve njerëzve u mungon informacioni i duhur rreth kushteve e kritereve për të emigruar në rrugë të ligjshme si dhe për t’u integruar me sukses në vendin pritës. Atyre u mungon shpesh informacioni I mjaftueshëm rreth mundësive të arsimit e aftësimit profesional në vendet e origjinës. Po kështu, qytetarët që rikthehen shpesh nuk posedojnë informacione rreth perspektivave që u ofron vendi i tyre rreth reintegrimit profesional.

Qasja drejt zgjidhjes

Qendrat Gjermane të Informimit për Migrim, Arsim dhe Aftësim Profesional, dhe Karrierë - DIMAK - plotësojnë një mangësi prezente të ofertuesve aktual për këshillim. Me anë të këshillimit individual dhe me informata te sigurta, punonjësit e DIMAK-ut u japin përgjigje pyetjeve të vizitorëve dhe ofrojnë orientim të mëtejshëm. Gjithashtu u ofrojnë vizitorëve të interesuar informacion rreth mundësive të punësimit, të arsimit dhe aftësimit profesional në vendet e origjinës dhe Gjermani, organizojnë panaire pune e karriere, nëpërmjet të cilave të interesuarit mund të krijojnë kontakte me punëdhënës potencialë apo agjencitë e ndërmjetësimit si për shembull ZAV (Shërbimet për punësim ndërkombëtar).

Veç këtyre aktiviteteve, qendra DIMAK e themeluar ne Mars 2015 ne Prishtinë ofron edhe trajnime për procesin e aplikimit për punë, me qëllim që pjesëmarrësit të kenë mundësi të rrisin shancet për t’u integruar në tregun e punës, kjo vlenë veqanërisht edhe për personat e riatdhesuar. Ndër të tjera, stafi i qendrës DIMAK këshillon të gjithë të interesuarit që duan të punojnë apo të ndjekin cikle të arsimit dhe aftësimit profesional në Gjermani, në lidhje me profesionet, në të cilat kërkohen fuqi punëtore, në lidhje me procesin e aplikimit për vizë si dhe rreth kurseve të gjuhës së huaj.
Një komponentë tjetër shume e rëndësishme është gjithashtu këshillimi dhe trajnimi për punonjësit e ministrive në linjë dhe shërbimeve të punësimit. DIMAK-u këshillon partnerin e tij politik – Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale – në pyetjet rreth projektimit të orientuar drejt zhvillimit të tregut të punës.

Shërbimet kryesore

Informim, këshillim dhe trajnim
DIMAK-u ofron informata dhe këshillime rreth:

  • kushteve për migrim legal në Gjermani,
  • mundësite për Arsim dhe Aftësim profesional dhe për punësim në Gjermani,
  • mundësive për Arsim dhe Aftësim porfesional dhe për punësim në Kosovë,
  • mundësive për praktikë në Kosovë dhe Gjermani
  • mundësive dhe procedurave për njohjen e kualifikimeve në Gjermani

Krahas këshillimit, DIMAK-u ofron trajnime edhe për procedurat e aplikimit për mundësi të ndryshme në karrierë. Përmbajtja, ndër të tjerash është, se si të përpilohet një letër motivuese apo cilat informata duhët të permbajë një CV. Pjesë e trajnimeve janë edhe teknikat për mbajtjen e intervistes.

Këshillime mobile
Në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë njerëz nga oferta e këshillimit, DIMAK-u ofron shërbime mobile. Andaj, sesione informuese mbahen edhe në shkolla, në qendra të trajnimeve dhe në universitete. Punonjësit e DIMAK udhëtojnë rregullisht në regjione periferike dhe organizojnë së bashku me komunat, ditë informuese për karrierë, rreth të cilave bashkëpunon ngushtë me qendrat e trajnimeve dhe qendrave për punësim.


Panairi për punë dhe karrierë
Sëbashku me Agjensinë federale të punësimit në Gjermani dhe partnerëve lokal, DIMAK-u organizon panaire për punë dhe karrierë. Këtu, të interesuarit mund të vihen direkt në kontakt me punëdhënës kosovar apo edhe internacional. Sipas nevojës, panairet për punë dhe karrierë mund të mbulojnë një spektër të gjerë të profileve te profesioneve, por mund të fokusohen edhe në profile të përzgjedhura.


Trajnime për punonjësit e qendrave për punësim
Stafi i DIMAK-ut këshillon punonjësit e qendrave lokale për punësim, për shembull përmes “on-the-job-Training” (trajnim në vend pune) dhe formateve të tjera. Duke punuar direkt në zyrën e DIMAK-ut, punonjësit mësojnë mënyrën e punës në qendrat informuese. Në të kundërtën, stafi i DIMAK-ut angazhohet direkt në qendrat për punësim, për te ligjëruar dhe këshilluar në vend të ngjarjes.


Këshillim Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale në Kosovë
Në grupe punuese për këshillim rreth politikave dhe përmes të dhënave të eksperteve të fushës, DIMAK-u mbështet vendimmarrësit gjatë implementimit të përvojave të qendrave për punësim ne strategjitë politike. Fokusi qëndron përgjatë kësaj, në mobilizimin e punësimit qarkor- një temë kyqe për të ardhmen e Kosovës.

Bashkëpunimet

DIMAK në Kosovë paraqet një platformë, e cila përmbledhë informatat në fushë dhe ju vë në dispozicion të tjerëve. Për të ofruar një spektër sa më të gjerë të informatave, DIMAK-u mbanë lidhje të ngushta me institucione, organizata dhe projekte të shumta. Ndër të tjerash DIMAK-u bashkëpunon me:

  • Ambasadën Gjermane,
  • Ministrinë e Punës dhe Mirëqenës Sociale të Republikës së Kosovës (MPMS) si dhe me Agjensionin për Punësim të Republikës së Kosovës (APRK),
  • ministri të tjera në Gjermani dhe në Kosovë,
  • qendra për njohjen e profesioneve,
  • projektet bilaterale të GIZ, veçanërisht me ato që mbulojnë mbështetjen në Arsim dhe Aftësim Profesional, dhe punësimit të të rinjve,
  • komunitete dhe komuna në Kosovë,
  • organizata jo qeveritare lokale, gjermane dhe ndërkombëtare,
  • universitete publike në Kosovë dhe Gjermani,
  • kompani të sektorit privat në diasporë dhe në Kosovë.

DIMAK është një prej komponenteve të Programit Global „Programi Migrim për Zhvillim“ (PME), i cili financohet nga Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) në disa vende të përzgjedhura partnere. PME është një program i Qendrës për Migrim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (CIM), një bashkëpunim ndërmjet Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe Zyrës për Ndërmjetësim të Punësimit, një organ i Agjencisë Federale të Punës (ZAV/BA).

Kontakt:
Edmond Gashi
E-Mail: Edmond.Gashi@giz.de
Telefon: +381 (0) 38233002-818

 

Publikuar nga:
Organizata Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) sh.p.k
Selia e GIZ në Bonn dhe Eschborn
Programi Global: Program Migrim për Zhvillim
Dag-Hammarskjöld-Weg 1-5
65760 Eschborn
T +49 61 96 79 – 0
F +49 61 96 79 – 880
migration@cimonline.de / www.cimonline.de

Autor: Alexander Köcher
Zhvilluar nga: GIZ
E aktualizuar: 05/2017
Për përmbajtjen e këtij publikimi mban përgjegjësi GIZ

Financuar nga: Ministria Federale për Bashkëpunim Ekonomik dhe
Zhvillim (BMZ)
Departmenti: Departmenti 320: Çështje të Emigracionit
Adresa e BMZ-së: 
BMZ Bonn
Dahlmannstraße 4
53113 Bonn, Gjermani
T +49 (0)228 99 535-0
F +49 (0)228 99 535-3500
poststelle@bmz.de
www.bmz.de

Contact Info

  • +381 38 248 925
  • qzhk@uni-pr.edu
  • shkumbin.tafilaj@uni-pr.edu elmedina.nikoceviq@uni-pr.edu
  • http://pvk.uni-pr.edu

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj. Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj.

Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Kontakti

Tel:+381 38 248 925
Email: qzhk@uni-pr.edu
shkumbin.tafilaj@uni-pr.edu
elmedina.nikoceviq@uni-pr.edu
Website: pvk.uni-pr.edu

Rr. "George Bush", p.n.
10 000,
Prishtinë
Republika e Kosovës

Panairi i Karieres

Universiteti është institucion publik autonom i arsimit të lartë, që zhvillon arsimim akademik, kërkime shkencore, krijimtari artistike, këshillime profesionale dhe fusha të tjera të veprimtarive akademike. Universiteti ka këto qëllime: • Të veprojë si qendër institucionale dhe udhëheqëse për avancimin e dijes, ideve kreative dhe shkencës në sistemin e arsimit të lartë të Kosovës; • Të luajë rolin udhëheqës në zhvillimin e arsimit, shkencës, kulturës, shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës;