Pjesëmarrësit

FINCA

FINCA Kosovë përbëhet nga më shumë se 200 profesionistë të përkushtuar dhe me përvojë, të zotuar për të ndërtuar një program të qëndrueshëm mikro-financiar dhe për të ofruar zgjidhje afatgjata për nevojat e klientëve të saj.

Përmbajtja rreth kompanisë/ Institucionit

Ne jemi organizatë që vazhdimisht sjell risi, të përshtatura për idetë e klientëve dhe punonjësve tanë, të cilat synojnë gjetjen e mjeteve më efikase dhe efektive në ofrimin e shërbimeve financiare për klientët tanë.

ORGANIZATA

Me seli në Uashington DC, FINCA Kosovë është pjesë e rrjetit të FINCA Impact Finance, një grup prej 21 institucionesh mikrofinanciare dhe financiare që ofrojnë shërbime financiare me përgjegjësi shoqërore duke iu mundësuar ndërmarrësve me të ardhura të ulëta dhe pronarëve të bizneseve të vogla që të investojnë në të ardhmen e tyre.

FINCA shërben më shumë se 1.6 milion klientë përmes 21 degëve . Në rrjetin e sotëm të mikro-financave, shtrirja jonë është në mesin e më të mëdhenjve dhe më gjithëpërfshirës.

MISIONI

Zbutja e varfërisë përmes zgjidhjeve afatgjata të cilat ndihmojnë njerëzit të ndërtojnë asete, krijojnë vende të punës dhe të ngrisin standardin e tyre të jetesës.

QËLLIMI

Qëllimi ynë është që me përfitim dhe përgjegjësi ofrojmë shërbime financiare me ndikimin që ti mundësojë individëve dhe komuniteteve me të ardhura të ulëta për të investuar në të ardhmen e tyre.

 

Shërbimet për studentët/ punësim/pune praktike/ trajnime

FINCA Kosovë ofron mundësi të shkëlqyeshme për kryerjen e programit të praktikës për studentët të cilët janë në përfundim të studimeve universitare dhe për ata të cilët kanë përfunduar studimet. Ne ofrojmë mundësi të kryerjes së punës praktike nëpër të gjitha rajonet e Kosovës duke përfshirë edhe disa departamente në kuadër të Zyrës Qendrore. Programi i praktikës zgjatë katër muaj dhe organizohet në dy periudha të vitit, në sezonin veror dhe atë dimëror. Qëllimi i këtij programi është:

 

  • Krijimi i mundësive për të rinjët për t'i zbatuar aftësitë e tyre në një mjedis të vërtetë të punës.
  • Krijuar lidhje të reja - Si praktikant në FINCA, ju do të jeni anëtar i ekipit, duke fituar mundësinë për të bashkëvepruar me drejtuesit e departamenteve dhe degëve të FINCA Kosovë. Ju gjithashtu do të keni mundësi për të krijuar kontakte dhe përvoja pune, të cilat do mund t'i përdorni më vonë në karrierën tuaj.
  • Punuar me Mentorues profesional - Mentorët do të ju frymëzojnë për të përmbushur sfidat, për të arritur suksese si dhe do të ju bëjnë më të lehtë punën tuaj praktike. FINCA ju mundëson që në fillim të praktikës suaj të ju sigurojë një mentorues me të cilin/en ju do të punoni së bashku.
  • Përfituar përvoja - Këto ditë, punëdhënësit kërkojnë më shumë për një punësim potencial sesa vetëm disa nota të mira. Një punë praktike është një mundësi e përkryer që të fitoni përvojë të vlefshme gjë e cila mund të ju bëjë më të përshtatshëm për punëdhënësit.
  • Krijuar përvoja trajnuese - Si praktikant, ju do të keni mundësi të merrni pjesë në trajnime të cilat FINCA Kosovë do ti organizojë enkas për praktikantët. Këto trajnime do të jenë specifke për punën tuaj dhe do të ju sigurojnë një punë praktike të suksesshme.

 

 

Kontakti:

Teuta Kotori-Krasniqi – teuta.kotori@fincakosovo.org

Lirije Zeqiri – lirije.zeqiri@fincakosovo.org

Contact Info

  • +381 38 248 925
  • qzhk@uni-pr.edu
  • shkumbin.tafilaj@uni-pr.edu elmedina.nikoceviq@uni-pr.edu
  • http://pvk.uni-pr.edu

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj. Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj.

Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Kontakti

Tel:+381 38 248 925
Email: qzhk@uni-pr.edu
shkumbin.tafilaj@uni-pr.edu
elmedina.nikoceviq@uni-pr.edu
Website: pvk.uni-pr.edu

Rr. "George Bush", p.n.
10 000,
Prishtinë
Republika e Kosovës

Panairi i Karieres

Universiteti është institucion publik autonom i arsimit të lartë, që zhvillon arsimim akademik, kërkime shkencore, krijimtari artistike, këshillime profesionale dhe fusha të tjera të veprimtarive akademike. Universiteti ka këto qëllime: • Të veprojë si qendër institucionale dhe udhëheqëse për avancimin e dijes, ideve kreative dhe shkencës në sistemin e arsimit të lartë të Kosovës; • Të luajë rolin udhëheqës në zhvillimin e arsimit, shkencës, kulturës, shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës;