Pjesëmarrësit

Melita & Partners

Melita & Partners është kompani private e themeluar në vitin 2010 me qëllim t’u ndihmojë kompanive të ndryshme në dizajnimin dhe implementim e sistemeve financiare.

Melita & Partners është një nga kompanitë kryesuese në Kosovë në ofrimin e shërbimeve të ndryshme të konsulencës e fokusuar kryesisht në bizneset e vogla dhe të mesme (BMV). Shërbimet të cilat ofron kompania jonë janë të listuara si mëposhtë:

 

Analiza e kërkesave të klientit

Melita & Partners vlerëson nevojat e BVM si dhe organizatave të ndryshme në menaxhimin e operacioneve, duke rezultuar në përmirësimin e proceseve të biznesit. Kjo përfshin gjithashtu: menaxhimin e konsumatorve, menaxhimin e furnitorve, llogaritja të kostos, auditimin e brendshëm, planifikimi dhe ndarje të buxhetit, raportimi financiar, dizajnim të rrjedhave të punës, prokurim, menaxhimi të mjeteve themelore, menaxhim të zingjirit furnizues. 

Përcaktimi i edicionit të QuickBooks i përshtatshëm për klientin

Shërbime të analizës së infrastrukturës së TIK dhe instalimi I QuickBooks

 

Shërbime të  personalizimit të QuickBooks

Melita & Partners ofrimin implementimin dhe personalizimin e Sistemit Financiar bazuar në analizën e nevojave të sejcilit klient, përfshirë këtu konsulencën në ICT lidhur me mbarëvajtjen e  biznesit.  

 

Shërbime të trajnimit

Melita & Partners ofron trajnime në punë me të dhënat reale të klientit dhe trajnime në klasë sipas kurrikulës zyrtare të QuickBooks e adaptuar për nevoja lokale.  

 

Shërbime të konsulencës dhe përkrahjes së vazhdueshme

Në ekipin tonë ka profesionist të lartë që janë të gatshëm t'u ndihmojnë në zgjidhjen e cfarëdo problemi që ka të bëj me QuickBooks®.Ne ofrojmë përkrahje teknike dhe konsulencë për të gjitha produktet dhe shërbimet në baza kontraktuale dhe në bazë të nevojave tuaja.

 

Zhvillimi i aplikacioneve që integrohen me QuickBooks®

Kompania  mundëson zhvillimin e integrimin e aplikacioneve të ndryshme të cilat ndërlidhen me QuickBooks®. Ne kemi zhvilluar aplikacionet si mBooks , Mprinter, integrimi I pagave me  QuickBooks, mUpdate, të cilat integrohen me  QuickBooks®

Konsulentët e Melita & Partner janë  Këshilltar të Çertifikuar në QuickBooks® , Kontabilist të certifikuar nga

Shoqata Kosovare e Kontabilistëve dhe Auditorëve të Certifikuar (www.scaak.org), Këshilltarë  të Çertifikuar të Menaxhimit ( Certified Management Consultant ®)  nga Këshilli Ndërkombëtar i Instituteve për Konsulencë në Menaxhim ( International Council of Management Consulting Institutes (ICMCI), dhe ekspert në fushën e TIK-ut.

Me qëllim që të ofrojmë mbështetje të vazhdueshme për BVM, Melita & Partners ka arritur nivelin e artë në kuadër të anëtarësimit në  QuickBooks® ProAdvisor.

Të gjithë flasin rreth asaj se si të përdoret  teknologjia për të ndihmuar BVM, mirëpo  Melita & Partners veçse e ka bërë të mundur këtë përmes ofrimit  të shërbimeve profesionale, gjithmonë duke ofruar zgjidhje të përshtatshme për klientin  

 

Misioni i Kompanise Melita & Partners

Misioni ynë është të kontribojmë në suksesin e bizneseve dhe organizatave të ndryshme duke fuqizuar ato me sisteme të besueshme, konsulencë, trajnime profesionale dhe vegla tjera asisoji që ata të mund të tejkalojnë sfidat e biznesit dhe të veprojmë si një bashkëpunëtor I besuesëhm për biznesin e tyre. 

 

Vizioni i Kompanisë Melita & Partners 

Vizioni ynë është që të bëhemi kompani lidere në ofrimin e zgjidhjeve totale afariste për ndërmarrje të vogla dhe të mesme në regjion. 

 

Principet e Kompanisë Melita & Partners 

Për të arritur misionin tonë ne kemi arritur partneritet me QuickBooks® i cili është udhëheqës i industrisë Ne do të arrijmë misionin tonë duke ndjekur parimet e mëposhtme:

  • Objektivi kryesor i yni është klienti i kënaqur;
  • Ne do të mirëmbajmë nivelin më të lartë të etikës në biznes dhe në konfidencialitetin e të dhënave të klientëve;
  • Ne nuk duhet të kufizohemi asnjëherë në ofrimin e shërbimeve konsulente për klientët tanë me qëllim që ata të përvetsojnë metodat më bashkëkohore për të bërë biznes;
  • Ne do të jemi proaktiv në këshillimin e klientëve tanë me qëllim që ata të tejkalojnë sfidat për bizneset e tyre;
  • Ne kurrë nuk do të këshillojmë klientët tanë në praktika të kundërligjshme;
  • Ne do të vazhdojmë ti edukojmë klientët tanë sipas standardeve më të larta profesionale;

Anëtarësimet e Kompanisë Melita & Partners 

Anëtarësimi në QuickBooks® Certified Proadvisor (www.intuit.com)
Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit në Kosovë (www.stikk.org ) Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar të Kosovës (www.scaak.org)
Programi BERZH për Shërbime Këshilluese në Kosovë (www.ebrd.com/kosovo.html)
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (www.amchamksv.org )
Oda e Tregtisë së Grave të Kosovës G7
Këshilli i Konsulentëve të Biznesit (www.bcc-ks.org)    

 

 

Arben YMERAGA
Managing Director/ Drejtor Menaxhues
Mob:
 +377(0)44 123 203 
Web: http://www.melita-partners.com/
Skype : arbymeraga
Address: Rruga B, Mati 1, Residia 2, H-B, nr 6
10000 Prishtina , Kosova

Contact Info

  • +381 38 248 925
  • qzhk@uni-pr.edu
  • shkumbin.tafilaj@uni-pr.edu elmedina.nikoceviq@uni-pr.edu
  • http://pvk.uni-pr.edu

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj. Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj.

Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Kontakti

Tel:+381 38 248 925
Email: qzhk@uni-pr.edu
shkumbin.tafilaj@uni-pr.edu
elmedina.nikoceviq@uni-pr.edu
Website: pvk.uni-pr.edu

Rr. "George Bush", p.n.
10 000,
Prishtinë
Republika e Kosovës

Panairi i Karieres

Universiteti është institucion publik autonom i arsimit të lartë, që zhvillon arsimim akademik, kërkime shkencore, krijimtari artistike, këshillime profesionale dhe fusha të tjera të veprimtarive akademike. Universiteti ka këto qëllime: • Të veprojë si qendër institucionale dhe udhëheqëse për avancimin e dijes, ideve kreative dhe shkencës në sistemin e arsimit të lartë të Kosovës; • Të luajë rolin udhëheqës në zhvillimin e arsimit, shkencës, kulturës, shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës;