Pjesëmarrësit

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, si strukturë përbërëse e Qeverisë së Republikës së Kosovës, angazhohet maksimalisht në zbutjen e problemeve sociale, ofrimin e shërbimeve të nevojshme për të punësuarit, trajnime për punëkërkuesit që të aftësohen në ato profi le që i kërkon ekonomia e tregut.

Kjo ministri merret dhe përkujdeset për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë sonë siç janë familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës, pensionistët, të papunët si dhe qytetarët e të gjitha moshave e nacionaliteteve  me nevoja të veçanta.  
Në fushëveprimin e vet MPMS ka: • Politikat dhe strategjitë në fushën e punësimit, mirëqenies sociale, aftësimin profesional dhe sigurinë në punë për të punësuarit, • Harton dhe përgatit legjislacionin primar dhe sekondar në fushat e lartpërmendura, • Nxit dhe përkrah marrëdhëniet jodiskriminuese të punës duke aplikuar standarde ndërkombëtare të punës, • Mbikëqyrë kërkesën dhe ofertën e tregut të punës, • Siguron përkrahje sociale nga mjetet buxhetore për familjet dhe personat nevojtarë, • Nxit punësimin dhe propozon masa përkatëse për ta shtuar punësimin, • Hulumton tregun e punës, • Përkrah në forma të ndryshme aftësimin profesional për punëkërkuesit. • Inkurajimi i dialogut social dhe pjesëmarrja në bashkëbisedime me partnerët social (sindikatave, punëdhënësve dhe organizatave të tyre). Gjithë aktivitetin dhe veprimtarinë e vet MPMS-ja e realizon përmes shtatë departamenteve dhe Trupës Ekzekutive të Inspektoratit të Punës si dhe njësive tjera përbërëse.
DEPARTAMENTET 1. Departamenti Ligjor (DL) 2. Departamenti i Shërbimit Qendror të Administratës (DShQA) 3. Departamenti i Punës dhe Punësimit (DPP) 4. Departamenti i Administratës Pensionale (DAP) 5. Departamenti i Mirëqenies Sociale 6. Departamenti i Familjeve të Dëshmorëve dhe Invalidëve të Luftës 7. Departamenti i Institutit për Politika Sociale (DIPS) 8. Trupa Ekzekutive e Inspektoratit të Punës.
Divizioni për Aftësime Profesionale propozon, harton dhe siguron zbatimin e dokumenteve të politikave/strategjive/ për aftësimin profesional të të papunëve dhe riaftësimin e të interesuarve të tjerë për përgatitje për tregun e punës; Bën onitorimin  dhe koordinimin e punës me  qendrat për aftësim profesional; Ofron mbështetje për planifikimin e nevojave buxhetore për qendrat e aftësimit profesional; Bashkëpunon me akterët relevantë për projektet që kanë të bëjnë me aftësimin profesional; Propozon, harton dhe siguron zbatimin e legjislacionit  për aftësimin profesional; Monitoron procesin e mbarëvajtjes së programeve të aftësimit profesional si dhe ofron mbështetje, sipas kërkesës; Bën propozime për profesionet më të kërkuara në treg; Harton raporte të rregullta periodike për fushën e aftësimit profesional; Udhëheqësi i Divizionit për Aftësime Profesionale raporton tek udhëheqësi i Departamentit për Punë dhe Punësim.

Vizito linkun e pozitave të lira të punës:
http://mpms.rks-gov.net/sq-al/linqe/vendetëlirapune.aspx
Shfleto broshurën:
http://mpms.rks-gov.net/Portals/0/Librat/Fl%C3%ABt%C3%ABpalosja2009_Shqip.pdf

Fadil Osmani
Fadil.osmani@rks-gov.net
038/211-941

 

Contact Info

  • +381 38 248 925
  • qzhk@uni-pr.edu
  • shkumbin.tafilaj@uni-pr.edu elmedina.nikoceviq@uni-pr.edu
  • http://pvk.uni-pr.edu

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj. Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj.

Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Kontakti

Tel:+381 38 248 925
Email: qzhk@uni-pr.edu
shkumbin.tafilaj@uni-pr.edu
elmedina.nikoceviq@uni-pr.edu
Website: pvk.uni-pr.edu

Rr. "George Bush", p.n.
10 000,
Prishtinë
Republika e Kosovës

Panairi i Karieres

Universiteti është institucion publik autonom i arsimit të lartë, që zhvillon arsimim akademik, kërkime shkencore, krijimtari artistike, këshillime profesionale dhe fusha të tjera të veprimtarive akademike. Universiteti ka këto qëllime: • Të veprojë si qendër institucionale dhe udhëheqëse për avancimin e dijes, ideve kreative dhe shkencës në sistemin e arsimit të lartë të Kosovës; • Të luajë rolin udhëheqës në zhvillimin e arsimit, shkencës, kulturës, shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës;