Pjesëmarrësit

Spitali Amerikan

Spitali Amerikan, pjesë e American Hospital Assosiacion dhe investim i Fondit Amerikan Bedminster Capital Management, pjesë e fondeve të OPIC, operon suksesshëm prej 10 vitesh në Shqipëri dhe prej 5 vitesh në Kosovë, duke pasur gjithmonë në rend të parë shëndetin e pacientëve. Numri i madh i tyre, besimi dhe shpresa që është krijuar ndër ta, flet për reputacionin e krijuar në 9 vite punë të ekipit të palodhur.

Flet edhe për pritshmërinë dhe përgjegjësinë e lartë para së cilës gjendemi çdo ditë për të justifikuar besimin e atyre që na kanë zgjedhur.
Spitali Amerikan është një spital i përgjithshëm dhe ofron të gjitha shërbimet shëndetësore si: Kardiokirurgji, Kardiologji, Kirurgji e Përgjithshme, Kirurgji Vaskulare, Kirurgji Plastike, Ortopedi, Onkologji, Pulmologji, Gjinekologji me Obstetrikë, Pediatri me Neonatologji, Urologji, ORL, Alergologji, Anesteziologji me Reanimacion, Endokrinologji, Gastroenterologji, Neurologji, Neurokirurgji, Reumatologji, Radiologji, Laborator dhe Urgjencë në sistemin 24/7 ( 24 orë, 7 ditë në javë ).
I vendosur në një sipërfaqe prej 5000 mijë metra katrorë në hyrje të Prishtinës, në përputhje me Planifikimin Rajonal, me 70 shtretër, 5 salla operacioni, 1 sallë lindje, 2 reanimacione, qendrën e koronarografisë, rezonancë magnetike, CT Skaner etj, një investim i rëndësishëm dhe i nevojshëm për Kosovën, ka arritur një vlerë totale investimi 20 milionë euro dhe janë punësuar 370 punonjës.


KONTAKTET:
TEL: +381 38 221 661 / +381 38 400 661
CEL: +386 49 513 513
E-mail: info-ks@spitaliamerikan.com
Facebook: www.facebook.com/Spitali-Amerikan-American-Hospital-Kosova…/
Web: www.spitaliamerikan.com

Contact Info

  • +381 38 248 925
  • qzhk@uni-pr.edu
  • shkumbin.tafilaj@uni-pr.edu elmedina.nikoceviq@uni-pr.edu
  • http://pvk.uni-pr.edu

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj. Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj.

Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Kontakti

Tel:+381 38 248 925
Email: qzhk@uni-pr.edu
shkumbin.tafilaj@uni-pr.edu
elmedina.nikoceviq@uni-pr.edu
Website: pvk.uni-pr.edu

Rr. "George Bush", p.n.
10 000,
Prishtinë
Republika e Kosovës

Panairi i Karieres

Universiteti është institucion publik autonom i arsimit të lartë, që zhvillon arsimim akademik, kërkime shkencore, krijimtari artistike, këshillime profesionale dhe fusha të tjera të veprimtarive akademike. Universiteti ka këto qëllime: • Të veprojë si qendër institucionale dhe udhëheqëse për avancimin e dijes, ideve kreative dhe shkencës në sistemin e arsimit të lartë të Kosovës; • Të luajë rolin udhëheqës në zhvillimin e arsimit, shkencës, kulturës, shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës;