Pjesëmarrësit

BPB, banka e vendit tënd

www.bpbbank.com

BPB është bankë komerciale vendore e licencuar dhe e pranishme në tregun bankar të Kosovës që nga viti 2001. Që nga atëherë jemi në rritje të vazhdueshme, zhvillim dhe mbështetje të klientelës. Fleksibiliteti, afërsia dhe kujdesi ndaj klientëve e bëjnë BPB-në të veçohet. Ne ofrojmë portfolio të gjerë të produkteve dhe shërbimeve të projektuara enkas për mbështetjen e nevojave të individëve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe korporatave. Qëllimi ynë strategjik është të mbështesim zhvillimin e ekonomisë dhe bizneseve kosovare prandaj fokusi ynë është të krijojmë raporte të shëndosha dhe afatgjate me klientë me besim të ndërsjellë.

Rritja dhe zgjerimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përveç se ndihmon zhvillimin ekonomik të vendit, i mundëson BPB-së, si partnere strategjike, të krijojë hapësira për promovim dhe stabilitet afatgjatë për kapitalin vendor. Duke ofruar shërbime cilësore, të thjeshta në përdorim, dhe të përballueshme për klientët individë, BPB mbështetë familjet, të punësuarit dhe studentët në jetësimin e planeve dhe nevojave të tyre.

 

BPB Juniors, për të rinjtë e vendit

BPB Juniors është program i bankës BPB që ka për qëllim zhvillimin profesional dhe akademik të studentëve të vendit, që synojnë të fillojnë karrierën e tyre në një bankë në zhvillim. Pogrami BPB Juniors, përmes stafit të bankës të cilët janë të specializuar në fusha të ndryshme të sistemit bankar si dhe me angazhimin e Profesorëve nga Universitete, do të ofrojë trajnime profesionale në fushën e sistemit bankar si dhe trajnime në fushën e aftësive analitike.

Pjesëmarrësit që me sukses kalojnë fazat e trajnimit, do të ju mundësohet puna praktike në  Degët e Bankës apo edhe në Departamente të ndryshme, varësisht nga identifikimi i potencialit të tyre dhe fushës ku kanë më shumë prirje.

Për t’u bërë pjesë e Programit BPB Juniors, të rinjtë duhet:

-          Të jenë studentë të vitit të fundit apo të sapo diplomuar;
-          Të kenë aftësi të mira komunikuese;
-          Të kenë ambicie dhe dëshirë për tu zhvilluar;
-          Të kenë qasje pozitive dhe analitike;
-          Të kenë njohuri të gjuhës angleze.

Për tu bërë pjesë e Programit BPB Juniors, luteni të vizitoni Qendrën për Zhvillim të Karrierës së UP-së, për më shumë informata rreth programit dhe mënyrës së aplikimit.

 

Contact Info

  • +381 38 248 925
  • qzhk@uni-pr.edu
  • shkumbin.tafilaj@uni-pr.edu elmedina.nikoceviq@uni-pr.edu
  • http://pvk.uni-pr.edu

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj. Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj.

Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Kontakti

Tel:+381 38 248 925
Email: qzhk@uni-pr.edu
shkumbin.tafilaj@uni-pr.edu
elmedina.nikoceviq@uni-pr.edu
Website: pvk.uni-pr.edu

Rr. "George Bush", p.n.
10 000,
Prishtinë
Republika e Kosovës

Panairi i Karieres

Universiteti është institucion publik autonom i arsimit të lartë, që zhvillon arsimim akademik, kërkime shkencore, krijimtari artistike, këshillime profesionale dhe fusha të tjera të veprimtarive akademike. Universiteti ka këto qëllime: • Të veprojë si qendër institucionale dhe udhëheqëse për avancimin e dijes, ideve kreative dhe shkencës në sistemin e arsimit të lartë të Kosovës; • Të luajë rolin udhëheqës në zhvillimin e arsimit, shkencës, kulturës, shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës;