Pjesëmarrësit 2017

Smart Bits

busulla.com

Kush jemi ne?
Smart Bits është një kompani zvicerane e konsultimit e specializuar në Menaxhim të Projekteve dhe Trajnime. Smart Bits njihet prej klientëve të saj si një kompani inovative që ofron shërbime të kualitetit të lartë.

Cfarë bëjmë ne?
Ne jemi të organizuar në tri sektore të biznesit:

  1. Konsultime për Menaxhim të Bizneseve
  2. Trajnime për Udhëheqësi dhe Menaxhment të Projekteve
  3. Inxhinieri Softuerike dhe Integrim të IT-së

Cilat janë produktet dhe shërbimet tona?

Trajnime për udhëheqësi dhe Menaxhmet:
Trajnime përgatitore për PMP, CAPM dhe IPMA
Trajnime për Menaxhim të Projektit, Sigurim të Cilësisë, Menaxhimi i rrezikut etj., të përshtatura për nevojat e klientëve
Trajnim në Udhëheqësi
Trajnim për Menaxhim të Burimeve njerëzore
Trajnim për Ndërtim të Ekipit

Projektet IT:
Analiza e Biznesit
Definicioni i Arkitekturës
Integrimi
Transferime
Zhvillimi

Konsultime për Menaxhim të Biznesit
Shërbime dhe konsulta rreth menaxhimit të biznesit, ngritjes dhe funksionimit të zyreve për menaxhimit të projektit, kthimi dhe zhvillimi i biznesit, etj.

Projekti i fundit i kompanisë Smart Bits dhe me shumë interes për të rinj është Busulla.com.

Busulla është platformë zyrtare e MASHT-it për orientim profesional, edukim dhe këshillim në karrierë. Përmes testeve të ndryshme në portal nxënësit zbulojnë aftësitë dhe preferencat e tyre si dhe informohen  për tregun e punës dhe karakteristikat e profesioneve.

Portali përfshinë gjithë procesin deri tek vendimmarrja, duke filluar nga identifikimi i profesionit përmes testeve të karrierës IAVP dhe Basic Check, njoftimi me karakteristikat e profesionit, informimi rreth institucioneve arsimore që e ofrojnë shkollimin për këtë profesion, mundësitë e punës dhe praktikës si dhe këshillimin.  

Komponentët e këtij portali janë:

  • Shkollat/ Kolegjet - Informata për të gjitha shkollat, kolegjet dhe universitetet në Kosovë
  • Testet e karrierës - Mundësi të vetë-njohjes përmes testeve të karrierës
  • Basic Check ® - Validim të shkathtësive me Basic Check
  • Profesionet - Informata rreth profesioneve të ndryshme
  • Puna dhe Praktika - Eksplorim të mundësive të punës dhe praktikës
  • Këshilltari - Mundësi të përdorimit të forumit për pyetje dhe informim rreth temave të ndryshme dhe konsultim me këshilltarët e karrierës.

QZhK Kontakt Info

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj. Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj.

Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në chat form

Kontakti

Tel:+381 38 248 925
Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]
Website: pvk.uni-pr.edu

Rr. "George Bush", p.n.
10 000,
Prishtinë
Republika e Kosovës

Panairi i Karieres

Universiteti është institucion publik autonom i arsimit të lartë, që zhvillon arsimim akademik, kërkime shkencore, krijimtari artistike, këshillime profesionale dhe fusha të tjera të veprimtarive akademike. Universiteti ka këto qëllime: • Të veprojë si qendër institucionale dhe udhëheqëse për avancimin e dijes, ideve kreative dhe shkencës në sistemin e arsimit të lartë të Kosovës; • Të luajë rolin udhëheqës në zhvillimin e arsimit, shkencës, kulturës, shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës;