Pjesëmarrësit 2017

FSK

Ministria e FSK-së duke u mbështetur në Legjislacionin në fuqi, përkatësisht Ligjin

Nr. 03/L-46 për Forcën e Sigurisë së Kosovës, LigjiN Nr. 03/L-82 për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Rregulloren Nr. 02/2013 për Rekrutimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës, do të fillojë  rekrutimin kadetëve për vitin akademik 2018/2019.

Ministria e FSK-së së do të realizojë fushatën e rekrutimit të kadetëve e cila do të fillojë, zhvillohet dhe do të përfundojë brenda  periudhës, Mars – Gusht 2018.

Procesi i rekrutimit të kadetëve këtë vit do të përfshijë rekrutimin e kadetëve të cilët do të shkollohen në Qendrën për Studime Universitare të FSK-së/Universitetit Amerikan në Kosovë, Akademinë Ushtarake Mjekësore të Republikës së Turqisë,  Institucionet Ushtarake të Republikës Federale të Gjermanisë dhe në Akademinë Ushtarake të Republikës së Maqedonisë.

  1. Në pajtim me Vendimin e Ministrit të FSK-së, nr.810..datë 20.03.2018, Rekrutimi i kadetëve për vitin 2018/2019 do të jetë si në vijim;

a) Qendra për Studime Universitare të FSK-së;
- Universiteti Amerikan në Kosovë - 14 kandidatë,

  b) Republika e Turqisë;
  - Akademia Ushtarake Mjekësore - 1 kandidat,

  c) Republika Federale e Gjermanisë;
  - Kursi i Shkollimit për Oficer Logjistike - 1 kandidat,
  - Kursi i Shkollimit për Oficer të Xhenios/Inxhinieri - 1 kandidat,                                                                                         

              d) Republika e Maqedonisë;
              - Akademia Ushtarake - 1 kandidat.

Procesi i rekrutimit të kadetëve për shkollim do të realizohet  përmes zhvillimit të procedurës së hapur të konkurrimit për të gjithë kandidatët e interesuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës dhe nga shoqëria civile.

QZhK Kontakt Info

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj. Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj.

Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në chat form

Kontakti

Tel:+381 38 248 925
Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]
Website: pvk.uni-pr.edu

Rr. "George Bush", p.n.
10 000,
Prishtinë
Republika e Kosovës

Panairi i Karieres

Universiteti është institucion publik autonom i arsimit të lartë, që zhvillon arsimim akademik, kërkime shkencore, krijimtari artistike, këshillime profesionale dhe fusha të tjera të veprimtarive akademike. Universiteti ka këto qëllime: • Të veprojë si qendër institucionale dhe udhëheqëse për avancimin e dijes, ideve kreative dhe shkencës në sistemin e arsimit të lartë të Kosovës; • Të luajë rolin udhëheqës në zhvillimin e arsimit, shkencës, kulturës, shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës;