Pjesëmarrësit 2017

The Headhunter Kosovo Branch

Grupi The HeadHunter ofron shërbime inovative në përzgjedhjen e personelit dhe rekrutimit në përgjithësi, që operon në Evropën Juglindore. Grupi Headhunter ka zyra në Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Maqedoni, Serbi, Greqi dhe Teksas, SHBA.

Ne ofrojmë mentalitetin më të ri duke vënë Kandidatët dhe Klientët në qendër të biznesit tonë. Ne jemi kompania lider në tregun e punës në rajonin e Ballkanit Perëndimor përsa i përket besueshmërisë dhe profesionalizimit, si dy nga faktorët kyç të këtij biznesi. Motoja jonë është “inovacion dhe progres”.

Misioni Ynë:
Të kemi Sherbimin më të mirë të Burimeve Njerëzore dhe shërbimit të rekrutimit në Shqipëri dhe në rajon, duke bërë diferencën. Biznesi ynë ka nje impakt pozitiv te njerëzit çdo ditë. T’i ndihmojmë njerëzit me moton tonë “punë më e mirë, jetë më e mirë” është qëllimi ynëdhe menyra sesi ne kontribuojmë te shoqëria. Kjo është ajo çfare ne bëjme, çfarë ne dimë, kjo është ajo për të cilën ne kujdesemi dhe ajo çfarë ne jemi.

Gjueti Menaxherësh Ekzekutivë
Rekrutim
Staf Me Qera
Trajnime Dhe Studime Tregu
Studim tregu mbi nivelin e pagave

SHËRBIME TË THE HEADHUNTER GROUP

Si përfiton tregu i punës nga kompanitë që ofrojnë shërbime burimesh njerëzore?

Ekonomia: Si kompani që ofron Burime Njerëzore, ne kthejmë ofertën e vëndeve vakante të punës në vënde pune stabël duke ndihmuar rritjen ekonomike.

Individët: për individët ne ofrojmë mundësi punësimi në zbatim të ligjit dhe kodit të punës, duke mundësuar trajnime punësimi dhe zhvilluar punëdhënien dhe shtrirjen e saj gjeografike.

Ne kujdesemi për kandidatët dhe për rolin që ka punësimi në jetët e tyre, i respektojmë ata si individë të veçantë, duke i besuar, mbështetur, dhe duke u krijuar gjithë mundësitë që të arrijnë qëllimet e tyre në punë dhe në jetë.

Ne zhvillojmë karrierën e kandidatëve përmes planifikimit, punës, këshillimeve dhe trajnimeve të ndryshme duke njohur kontributin e tyre në suksesin tonë.

 

Adresa: Rr. “ Garibaldi “, H.1, 1/9, 10.000, Prishtinë, Kosovë
Tel: ( 0 ) 38 749 001
Email:[email protected]
Web: http://www.headhunter.al/

QZhK Kontakt Info

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj. Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj.

Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në chat form

Kontakti

Tel:+381 38 248 925
Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]
Website: pvk.uni-pr.edu

Rr. "George Bush", p.n.
10 000,
Prishtinë
Republika e Kosovës

Panairi i Karieres

Universiteti është institucion publik autonom i arsimit të lartë, që zhvillon arsimim akademik, kërkime shkencore, krijimtari artistike, këshillime profesionale dhe fusha të tjera të veprimtarive akademike. Universiteti ka këto qëllime: • Të veprojë si qendër institucionale dhe udhëheqëse për avancimin e dijes, ideve kreative dhe shkencës në sistemin e arsimit të lartë të Kosovës; • Të luajë rolin udhëheqës në zhvillimin e arsimit, shkencës, kulturës, shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës;