Pjesëmarrësit 2017

SOS Fshatrat e fëmijëve në Kosovë

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve është një organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve të braktisur, pa përkujdesje prindërore dhe nevojtarë pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar. Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve në Kosovë vepron që nga viti 1999 dhe tashmë është përkujdesur për mëse 1000 fëmijë të braktisur, pa përkujdesje prindërore dhe nevojtarë.

Vizioni

Çdo fëmijë është pjesëtar i  një familje në të cilën rritet me dashuri, rrespekt dhe siguri.

Misioni

Ne krijojmë familje për fëmijët nevojtarë, i ndihmojmë ata që të ndërtojnë të ardhmen e tyre dhe marrim pjesë në zhvillimin e komuniteteve të tyre.

Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet me dashuri dhe rrespekt. Fatkeqësisht shumë fëmijë humbasin familjen dhe kujdesin prindërore si rezultat i shthurjes së familjes.

SOS Fshatrat e Fëmijëve janë themeluar për të ofurar një shtëpi dhe familje për fëmijët të cilët kanë humbur kujdesin prindëror. Ne i jemi përkushtuar përkujdesit për fëmijët pa përkujdeje prindërore dhe sigurojmë që fëmijët të rriten me dashuri dhe rrespekt.

 

Në Programin e SOS Fshatrave të Fëmijëve fokusi është në Zhvillimin e fëmijës në një ambient të ngrohtë familjar.

Parimet e punës tonë me fëmijët, familjet dhe komunitetet janë

  1. Fokusi jonë është në zhvillimin e fëmijës në një ambient tëngrohtë familjar
  2. Fuqizimi i rrjeteve të përkrahjes sociale për fëmijët dhe familjet.
  3. Interesi më i mirë i fëmijës është baza etë gjitha vendimeve dhe veprimeve
  4. Fëmijët marrin pjesë në gjetjen e zgjidhjeve më të mira për t’u ballafaquar me sfidat në jetët e tyre.

Organizata jonë është pioniere e qasjes së përkujdesit familjar afatgjatë për fëmijët pa përkujdesje prindërore dhe të braktisur. Puna e SOS Fshatrave të Fëmijëve bazohet në katër parime. Çdo fëmijë duhet të ketë prindër të dashur; lidhjet familjare rriten natyrshëm, çdo familje krijon shtëpinë e saj e cila i jep siguri fëmijës brenda mjedisit familjar për të ndihmuar fëmijën të rritet brenda komunitetit.

 

Çka na bën të fuqishëm

Guximi:  Ne veprojmë – korniza e mbrojtjës së fëmijëve është themeli ynë  ynë në fushën e përkujdesjes së fëmijëve

Përkushtimi:  Ne i mbajmë premtimet tona – ne jemi të përkushtuar në punën tonë për një jetë më të mirë të fëmijëvë.

Besimi: Ne besojmë në njëri tjetrin, aftësitë dhe potencialin e njëro tjetrit

Përgjegjshmëria:  Ne jemi partnerë të besueshëm –  në nivel ndërkombëtarë për mbi 60 vite, që nga 1949, si rezultat i transparencës tonë ne ia kemi dalë të kemi besimin e donatorëve dhe partnerëve.

 

Adresa: Rr. Armend Daci Nr.1, Bregu i Diellit, dhe Rruga 1 Tetori p.n, Velani, 10000, Prishtinë, Kosovë

Tel: +383 (0) 38 227 735

Email: [email protected]

Web: http://soskosova.org

 

 

 

 

QZhK Kontakt Info

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj. Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në biz form

Panairi Virtual i Karrierës

Për studentët dhe të diplomuarit, panairi do të jetë një mundësi e mirë që të komunikoni me pëfaqësuesit e institucioneve, kompanive dhe organizatave qe ofrojnë punë, punë praktike, kurse, trajnime, bursa, etj.

Andaj, bëni CV-në dhe një letër motivuese të cilat mund t’i dorëzoni në chat form

Kontakti

Tel:+381 38 248 925
Email: [email protected]
[email protected]
[email protected]
Website: pvk.uni-pr.edu

Rr. "George Bush", p.n.
10 000,
Prishtinë
Republika e Kosovës

Panairi i Karieres

Universiteti është institucion publik autonom i arsimit të lartë, që zhvillon arsimim akademik, kërkime shkencore, krijimtari artistike, këshillime profesionale dhe fusha të tjera të veprimtarive akademike. Universiteti ka këto qëllime: • Të veprojë si qendër institucionale dhe udhëheqëse për avancimin e dijes, ideve kreative dhe shkencës në sistemin e arsimit të lartë të Kosovës; • Të luajë rolin udhëheqës në zhvillimin e arsimit, shkencës, kulturës, shoqërisë dhe ekonomisë së Kosovës;